Lajme

Zbulohet identiteti/ Ish -Komando qëlloi me plumb në kokë të riun në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 03 September 2017

Policia është ende në kërkim të Admir Dekovit, 35 -vjeçarit që qëlloi me plumb në kokë Edmir Nilajn, 21 vjeç, pas një sherri në një lokal nate.

Dekovi (në foto) punonte si truprojë në lokalin ku ndodhi ngjarja. Por më parë ai ka qenë pjesë e repartit Komando, forcës speciale të ushtrisë shqiptare. Në llogarinë e tij në facebook janë disa foto të kohës kur ai shërbente në ushtri. Mban armë të ndryshme, automatik dhe pistoletë.

Image may contain: one or more people, sunglasses and outdoorImage may contain: 1 person, outdoorImage may contain: one or more people, night and outdoorNo automatic alt text available.Image may contain: 1 personImage may contain: 1 personImage may contain: 1 person, sunglasses

-Advertisement-

Policia zbuloi se ngjarja ka ndodhur për një celular të humbur të 21 -vjeçarit.

Sherri ka nisur mes të plagosurit dhe disa personave që ishin në një tavolinë ngjitur me të dhe më pas është përfshirë edhe ish -komando.

Më pas ata kanë dalë jashtë lokalit ku Dekovi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Policia ka kontrolluar banesat e disa të afërmve të tij dhe ka komunikuar me familjarët që ta bindin të dorëzohet. /Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera