Rozë

Nuk paska të mbaruar, Xhensila dhe Besi dasmë tjetër të hënën

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 03 September 2017

Martesa e çiftit Xhensila Myrtezaj-Besart Kallaku ka qenë padyshim kryefjala e ditëve të fundit.

Dy personazhet e dashur të showbiz-it shqiptar kanë zhvilluar deri më tani dy ceremoni.

Të parën, me më pak zhurmë, të mbajtur më datë 27 me familjarët dhe miqtë e Xhensila Myrtezajt dhe të dytën, dasmën madhështore që u mbajt me 1 shtator në Pallatin e Brigadave me të ftuar të shumtë VIP nga bota e politikës dhe e artit.

-Advertisement-

Por nuk mbaron me kaq.

‘Xing.al’ ka mësuar se çifti i famshëm tashmë po përgatitet për dasmën e tretë.

Në një prononcim ekskluziv, Besart Kallaku rrëfeu se dasma e tyre e radhës do të mbahet me datë 4 shtator në një resort në zonën e malit të Dajtit.

Ai bëri të ditur se kësaj radhe, ceremonia do të mbahet me miqtë dhe familjarët e tij dhe me shumë gjasa, kjo dasmë do të jetë e përmasave më të vogla se ajo e 1 shtatorit që tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme, falë momenteve spektakolare dhe personazheve të famshëm që ishin në të.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera