Depresioni pas pushimeve? Ekziston, por ja si ta kaloni
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 01 September 2017
Je një adhuruese e verës apo e dimrit, kjo pak rëndësi ka. August blues, ose trishtimi që na pushton në fund të verës, i prek të gjithë.
Sipas një studimi të publikuar në Science of Us, ekziston një sindromë e lidhur me muajin gusht dhe që i ngjan shumë asaj të së dielës në darkë, kur mbaron fundjava dhe e hëna është në prag. Gusht do të thotë fund pushimesh, fund vere, fillim pune dhe muaj të gjatë për t’u numëruar deri në verën e ardhshme.
Por ka një mënyrë për të kapërcyer këtë trishtim, me disa këshilla të vogla mund të vazhdosh të jesh njeriu i gëzueshëm që njohin të gjithë
Planifiko fundjavën e shtatorit
Të duket herët? Nuk është aspak. Vjeshta ka fundjava të bukura. Kështu zgjat edhe më shumë efektin e pushimeve. Në shtator është e ndaluar të mbyllesh në shtëpi, aq më keq të punosh në fundjavat pas gushtit. Ke një vit të tërë për ta bërë këtë. Tani duhet shijuar edhe pak vera që ka ende dhe ca ditë para se të na thotë lamtumirë.
Ndrysho rutinën
Shtatori është moment më i mirë se janari për të ndryshuar diçka që nuk të pëlqen. Nuk po flasim për të tronditur jetën tënde por për ndryshime të vogla dhe pozitive që do të zgjasin gjithë vitin, si për shembull të flesh gjysmë ore më shumë, të racionosh kohën që kalon në rrjete sociale, të planifikosh kohën e vrapit dhe çfarë të duash tjetër.
Zgjidh mantrën tënde të motivimit
Vendos se cila do të jetë mantra e stinës së re. Diçka që e ndjen tënden dhe duhet ta përsëritësh çdo ditë për t’u ndier mirë me veten. Mund të jetë diçka e tipit “Jam shumë krenare për veten, për atë që kam bërë dhe atë që do bëj ” ose “Jam njeriu që kam dashur përherë të jem”.
Qëndro në shoqëri
Mos u mbyll në shtëpi por dil, jeto ngjyrat dhe aromat e vjeshtës. Zbulo lokalet e reja në qytet, njih njerëz të rinj, vende, situata të pajetuara më parë. Është një mënyrë aktive për të pritur ditët e para të shtatorit.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...