Lajme

MPJ organizon konferencë për anëtarësim në NATO

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 29 August 2017

Konferencë me temë “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO” do të mbahet nesër nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qendrës evropiane për studime të sigurisë “George Marshall” dhe Shoqata alumni e qendrës Marshall në Maqedoni.

Në konferencë do të mbajnë fjalim ministri Nikolla Dimitrov, si dhe ambasadori e SHBA-ve, Jess Baily dhe ai i Gjermanisë, Tomas Norbert Gerberheich, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të njohur të Qendrës evropiane për studime të sigurisë “George Marshall”, NATO-s, përfaqësues diplomatik, si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet qeveritare.

-Advertisement-

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për tema lidhur me procesin e qasjes së Maqedonisë në NATO, reformat e nevojshme për përmbushjen e kriterit për integrimet evropiane, si dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera