Lajme

Dënohen dy adoleshentët që dogjën të gjallë shqiptarin

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 25 August 2017

Ata kishin djegur veturën me fishekzjarr, dhe shqiptari 31-vjeçar nuk ka mundur të dalë nga vetura, duke i djegur i gjallë

Dy adoleshentë britanikë janë shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit, Vilson Meshi.

31-vjeçari nga Hasi ishte djegur i gjallë në makinën e tij në Esexx të Britanisë së Madhe. Ngjarje e tmerrshme kishte ndodhur më 27 shkurt 2016, shkruajnë mediat britanike, përcjell albinfo.ch.

-Advertisement-

Shqiptari kishte udhëtuar me makinën e tij drejt qytetit ku jetonin fëmijët e tij, por ishte lodhur, dhe e kishte zënë gjumi në një parking. Dy adoleshentët, 18-vjeçari Keani Hobbs, dhe një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkaqe ligjore, kishin qëlluar drejt makinës së tij me një fishekzjarr, raporton “manchestereveningnews.co.uk”.

Makina ishte përfshirë nga flakët, derisa 31-vjeçari nuk kishte mund të dalë i gjallë. Vilson Meshi ishte një biznesmen në Angli. Ai zotëronte një autolarje atje.

Verdikti për dy adoleshentët sesa do të dënohen do të jepet të premten.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera