Historia tronditëse e vogëlushit të gjetur në kazanin e plehrave (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 24 Gusht 2017
Në Shqipëri…ka edhe një Shqipëri ku fëmijët rriten para kohe dhe lodra kanë plehrat.
Mes këtyre njerëzve shpesh të harruar në skajet më të shëmtuara e të largëta të qyteteve, ka jetë dhe humanizëm.
“Unë jam 7 vjeç, jam i vogël, por nesër do rritem. Shkolla më duket një çikë më e mirë. Atje mëson, edukohesh, bën gjithçka që të duhet.
Në këtë shtëpi nuk jemi aspak të kënaqur…Nuk di çfarë të të them…Dua të na japin ndihmë ekonomike, shtëpi, e të tjera…por asgjë nuk realizohet!
Për historinë time nuk kam veçse dy fjalë…Të hedhësh fëmijën tënd në kazan…si të duket ty, pa më thuaj ti njëherë? Është kaq e tmerrshme! Nuk të vjen gjynah ty për fëmijën tënd?”
Është ky rrëfimi i vogëlushit, 7 vite pasi e hodhën në koshin e plehrave, atëherë kur ishte vetëm 2-3 ditësh.
Atë e gjeti një burrë që po mblidhte kanaçe e shishe.
Ai nis rrëfimin: “I pasur nuk bëhem kurrë, por kam kaq vjet me këtë punë. Nxjerr bukën e kalamajve. Me këtë punë s’më del të blej ilaçet, vetëm unë e mbaj shtëpinë”
Vijon nëna e tij: “Në mëngjes merrem me punët e shtëpisë, pastaj vjen dreka. Kur kemi hamë, kur s’kemi, s’kemi ç’bëjmë, parmbrëmë fjetëm pa ngrënë sepse nuk kishin, ku do vente djali i shkretë. Fukareshë në kulm jam…
…Ishte 21 gusht.. ishte 2 e mëngjesit. Djali duke punuar gjeti një fëmijë të vogël që qante.
Vazhdon djali: “Më iku truri i kokës, pashë fëmijën që e kishin hedhur. U detyrova e mora…gjithë mallin e hodha poshtë, në karrocë futa fëmijën. Më erdhi keq…vura dorën në zemër. Nuk e lë deri sa të vdes!”
Nëna tregon tregon më tej: “Ngrihu i them nuses, vër pak ujë të ngrohtë ta lajmë se mos i kanë hyrë pisllëqe në sy, a në vesh, a në gojë, se është gjë e vogël. Kërthiza e pa rënë, i vogël i shkreti. E lamë, e ndërruam, i dhamë ujë me sheqer dhe fjeti i shkreti. Ky erdhi natën, çfarë duhet t’i jepja, ushqim nuk hante. Me merak e mora, deri më sot s’e ka kërkuar njeri. E morën e regjistruam dhe e mbajtën. E kam rritur me shumë mundime. Nuk e veçojmë kurrë nga fëmijët. E kam rritur në divanin tim…atje ku flija unë.”
Kjo histori është në qendër të një prej dokumentarëve të ciklit “Rrathë”.






T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
































