Lajme

Daçiq: Në ofensivën maqedonase është përfshirë edhe faktori i huaj

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 21 August 2017

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi sot se punonjësit në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni janë tërhequr për shkak se “ka fakte të veprimit ofensiv ndaj Serbisë me praninë e faktorit të huaj”.

“Ne do të ndërmarrim masa për t’u përgatitur për punë në një ambient të tillë”, tha Daçiq.

Ai ka shtuar se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Maqedoninë dhe se lidhur me këtë temë ka biseduar edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

-Advertisement-

Daçiq ka thënë për Tanjug se një pjesë e personelit do të kthehet në ambasadë, ndërsa ambasadori do të kthehet më vonë, duke mos dhënë afate të sakta kohore.

Ministria e Jashtme e Serbisë dje ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për tërheqjen e personelit nga Ambasada në Shkup.

Televizioni maqedonas Telma ka raportuar mbrëmë se personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup është tërhequr dhe para kësaj është kërkuar shtimi i masave të sigurisë.

Personeli është tërhequr pas konsultimeve me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Askush nga zyrtarët e Serbisë nuk ka shpjeguar se për çfarë veprimi ofensiv bëhet fjalë dhe po ashtu nuk kanë dhënë sqarime se kush është faktori i jashtëm, i cili sipas tyre është përfshirë në këtë “çështje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera