Lajme

Breshëri kallashnikovi në Lezhë, i riu ngre në këmbë policinë

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 13 August 2017

Një i ri ka rënë në pranga të policisë së Lezhës pasi ka qëlluar me automati në ajër. Ai është një 27 vjeçar, dhe bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lalm.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe nga kontrolli i iushtruar ka konstatuar se Dritan Ndreca, 27 vjeç, në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra.
Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera