Lajme

Zjarret, Athina tërheq urgjentisht avionët nga jugu i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 11 August 2017

Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë.

Me një urdhër urgjent dhe pa asnjë sqarim të shefit të ushtrisë greke avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë.

Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve në Athinë, urdhëri u dërgua urgjent rreth orës 12.45, me orën lokale dhe menjëherë dy avionët kanë përfunduar operacionet e tyre në zonën e Bularatit, Muzinës, Dhrovjanit dhe Zervatit në jug të Shqipërisë, për t’u larguar drejt bazës së tyre në Elefsina, pranë Athinës.

-Advertisement-

Ndonëse situata në Greqi është e qetë dhe nuk ka fronte intensive zjarri, askush nuk e di arsyen përse shefi i ushtrisë greke ka vendosur braktisjen e operacioneve në vendin tonë, ku situata e zjarreve ka arritur kulmin, deklaruan burime pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve për Top Channel.

Krahas kësaj, i sigurt tashmë është fakti që fronti i zjarreve në jug të Shqipërisë do të përkeqësohet. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati falenderoi Greqinë për ndihmën e dhënë në fikjen e zjarreve me avionët e saj në jug të vendit tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera