Lifestyle

5 truke si të ruani sa më gjatë fruta-perimet ndërkohë që jeni me pushime (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 10 August 2017

Edhe pse është mesi i javës, shumë prej jush po mendojnë të bëjnë një udhëtim të shkurtër një ose dy ditësh dhe ndërsa çdo gjë në mendjen tuaj është ashtu siç do të donit, nuk mund të mos mendoni për shqetësimin kryesor të mamasë

‘’Si do ia bëjmë me fruta-perimet e sapoblera’’. Sigurisht që nuk është aspak e udhës që t’i hidhni, aq më tepër nëse ato janë ende të freskëta, por mund t’i ruani jo vetëm për dy ditë, por edhe për dy muaj nëse ndiqni 5 truket e mëposhtme.

1.Fruta pylli + ujë+ uthull molle

-Advertisement-

Jemi në sezonin e frutave të pyllit ku ditët tona janë akoma më të ëmbla falë shijes së manaferrave, boronicave etj, në qoftë se doni t’i ruani sa më gjatë futini në një enë ku keni shtuar ujë të ftohtë dhe uthull molle. Lërini për dy orë, fshijijni me letër kuzhine dhe futini në qese ne ngrirje. Kur t’i hani nga tetori nuk do e ndjeni fare shijen e uthullës së mollës.

2.Sallatë jeshile ose brokoli + letër alumini

Ju vjen keq të hidhni në kosh atë tufën e sallatës që nuk e keni ngrënë akoma ? Nuk është nevoja të shqetësoheni, mjafton të mbështillni me letër alumini kërcellin e saj si në foto dhe do të jetë e paprishur deri në 2 javë.

3. Si të ruani sa më gjatë rrushin e freskët

Në qoftë se doni të ruani sa më të freskëta vilet e rrushit ju propozojmë një prej teknikave më interesante që me siguri nuk e keni dëgjuar më parë. Merrini dhe varini sikur mund të bëni me qepët ose specat e kuq dhe lëreni ashtu derisa të thahen në mënyre natyrale.

4. Peshk + akull

Aroma e peshkut të pagatuar në shtëpi nuk është gjithmonë e këndshme, majfton të hapni pak derëne frigoriferit dhe ajo përhapet me shpejtësi në të gjithë shtëpinë. Por ju mund të ruani peshkun e të shpëtoni nga era duke e mbajtur vazhdimisht në enë me akull.

5.Xhinxher +ujë të nxehtë

Xhinxheri dhe rrënjët e tij janë shumë të ushqyeshme sidomos nëse dëshironi të humbisni peshë ose keni probleme me nivelin e lartë të yndyrave në gjak. Nëse doni ta ruani për një kohë sa më gjatë futeni në një vazo me ujë të nxehtë dhe mbylleni hermetikisht deri në momentin që do e përdorni. Jo vetëm që nuk do të kablet, por do të ruajë të njëjtën shije.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera