Lajme

PDK: Shpend Ahmeti mashtroi qytetarët edhe me hartat e autobusëve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 09 August 2017

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë, ka publikuar një video përmes së cilës ka paraqitur një mashtrim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje për qytetarët e Prishtinës.

Në video shihet se si kryetari aktual i Prishtinës më 2013 kishte paralajmëruar se do të vendoste harta të linjave të autobusëve nëpër stacione, por më 2017, stacionet shihen të gjitha të mbuluara me reklama, por pa asnjë hartë të linjave të autobusëve.

“Ky është vetëm një prej shembujve të thjeshtë që tregon dembelinë dhe genjeshtrat e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes. Në fushatë, në vitin 2013, përformoi duke vendosur në stacionet e trafikut urban harta të orareve dhe shtrirjes së autobusëve publikë në Prishtinë.

-Advertisement-

E si kryetar tash e katër vjet nuk ka bërë asgjë për këtë”, ka shkruar dega e PDK-së në Prishtinë, në faqen e Facebookut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera