Lajme

Lekaj përkujton dëshmorët e Vraniqit të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 07 August 2017

Deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj ka  përkujtuar dëshmorët e rënë 19 vite më  parë në betejën e Markalleshëve të Vraniqit të Gjakovës.

Përmes një postimi në facebook, Lekaj ka thënë se dëshmorët janë ata që e shohin të parët fundin e luftës dhe ardhjen e lirisë.

Sipas tij, rezistenca e shqiptarëve ishte mesazh për pushtuesin, se vetëm të vdekur e lëmë tokën tonë.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Lekajt:

Dëshmorët janë ata që e shohin të parët fundin e luftës dhe ardhjen e lirisë.

Sot në përvjetorin e 19 përkujtojmë me nderimin me të lartë dëshmorët e rënë në betejën e Markalleshëve të Vraniqit të Gjakovës, Mark, Kolë, Pren dhe Memë Lleshi. Të cilët zgjodhën rrugën e përjetësisë që të mos dorëzohen në dorën e makinerisë së forcave të ushtrisë së Serbisë.

Rezistenca e kësaj familje sikur edhe e shumë e shumë familjeve të tjera ishte qëndresë heroike në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe mesazh i fortë për pushtuesin se vetëm të vdekur e lëshojmë tokën dhe shtëpitë tona.  Lavdi dëshmorëve të kombit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera