Drenori: Afër 7 mijë euro janë vjedhur vetën nga antifrizi në Drenas
Autori: Gazeta inFokus
17:02 | 06 Gusht 2017
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ka investuar vetëm 1.600 euro nga 8.330 euro sa figurojnë se janë shpenzuar për antifriz në shkollën e mesme të ulët “Rilindja”, në Dobroshec.
Kështu ka thënë Xhevat Drenori, në një intervistë për KosovaPress, me ç’rast ka publikuar faktet sic tha ai për krimet ekonomike që posedon lidhur me këtë rast. Ai thekson se nga 8 mijë e 330 euro sa janë të shpenzuara për antifriz në shkollën e mesme të ulët “Rilindja” në Dobroshec, 6 mijë e 730 euro janë vjedhur.“Ky rast lidhet me furnizimin me antifriz në shkollën fillore të mesme të ulët “Rilindja” në Dobroshec. Bëhet fjalë për një shumë të shpenzuar prej 8 mijë e 330 euro për antifriz në shkollë. Ndërsa pas hulumtimeve tona del që shuma është tejet e fryrë. Në fakt, pas të gjitha analizave që janë bërë të cilat do t’i eksploroj në vazhdimësi këtu para jush, del që nga shuma prej 8 mijë e 330 euro, ne pretendojmë që 6 mijë e 730 euro janë vjedhur ndërsa vetëm 1 mijë e 600 janë investuar”, ka thënë ai.
Përkundër asaj se organet kompetente vazhdojnë të heshtin lidhur me këtë rast, ai konsideron të rrugës që qytetarët e Drenasit të njoftohen me dëmet ekonomike që i janë shkaktuar buxhetit komunal, si dhe shpjegon hollësisht të gjeturat e hulumtimit që ka bërë lidhur me këtë çështje.Pas kësaj, thotë se ka filluar të dyshojë edhe sa i përket sasisë dhe cilësisë së antifrizit, me ç’rast ka gjetur se në këtë aspekt ka pasur mashtrime të mëdha.
Sa i përket akuzës që i ka bërë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Bekës, Drenori ka shpjeguar se kjo ka ardhur si pasojë e mosveprimit të kryeprokurorit përkundër faktit se e ka njoftuar me çështjen dhe i ka dhënë provat që dokumentojnë shkeljet penale.
Ndryshe, Drenori ka konfirmuar për KosovaPress se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Ai në këto zgjedhje do të garojë si kandidat i iniciativës qytetare “Iniciativa për Drenasin”.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































