Frashër Krasniqi “nokauton” Arbana Xharrën
Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 01 Gusht 2017
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, përmes profilit të tij në Facebook ka renditur një vargë deklartash dhe kritikash që antrja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharrën i kishte thënë apo shkruar sa ishte gazetare dhe tash si një politikane.
Krasniqi ka hulumtuar dhe ka gjetur secilën deklaratë të Arbanës dhe kundërthënjet që kanë sot ato deklarata, si për tashmë partinë e sajë PDK-në dhe emrat e ndryshëm që janë brenda sajë e deri tek figurat e ndryshme që dikurë i lavdëronte e sot i kritikon për shpifje e korrupsion, transmeton Infokusi.com
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar se Arbana më mirë është me tregu për ndonjë aktor, sepse në politikë është pa mirë hipokrizinë e saj./Infokusi.com
Më poshtë mund ta lexoni të plotë shënimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi
PSE T’I BESOJMË ARBANA XHARRËS?!
– Arbana Xharra kishte thënë që Shpend Ahmeti është i pakorruptuar (31 janar 2017). Sot e akuzon me shpifje për korrupsion.
– Arbana Xharra kishte thënë se Kadri Veseli po flet marri të mëdha dhe po e merr në qafë një vend të tërë me të pavërteta e deklarata të rrezikshme (18 shkurt 2017). Sot i shërben Kadri Veselit pa rezerva.
– Arbana Xharra kishte thënë për PDK-në se është “grup mafiozësh që u transformuan nga njerëz të pagdhendur të provincave në superhajna të sofistikuar të kohës sonë” (22 dhjetor 2016). Sot, bashkë me këta superhajna përpiqen ta njollosin VV-në pa asnjë fakt.
– Arbana Xharra duke e denoncuar aderimin e Margarita Kadriut në PDK, e kishte quajtur PDK-në “parti që pret duar” dhe kishte thënë që PDK e ka kapur shtetin dhe po e zhvatë atë (18 prill 2014). Sot i shërben PDK-së, pa kushte.
– Arbana Xharra kishte thënë që struktura e Grabovcit & Co. i ka lënë të rinjtë pa perspektivë (2 gusht 2016). Sot është bashkëpartiake me Grabovcin dhe të tjerët si ai.
– Arbana Xharra e kishte quajtur Azem Sylën “deputeti i PDK-së dhe banditi i rrjetit kriminal” dhe e kishte akuzuar PDK-në që “jo vetëm që nuk e ndëshkoi, por e la deputet dhe I DHA MUNDËSINË E ZHVILLIMIT TË NJË AKTIVITETI KRIMINAL (27 prill 2016). Kurse sot nuk e ka fare problem që PDK ende e mban në gjirin e vet Azem Sylën kurse Arbana është bashkëpartiake e tij.
– Arbana Xharra e kishte akuzuar PDK-në për kepërdorim të tenderave milionësh (30 maj 2016). Sot nuk flet për keqpërdorimet e PDK-së por shpifë për VV-në.
– Arbana Xharra kishte thënë që burrat në PDK i kanë rehatuar gratë e tyre në PTK. Kishte denoncuar nepotizmin e PDK-së dhe i kishte quajtur ata “palaço” (12 qershor 2016). Sot i shërben PDK-së ndërkohë që i është punësuar bashkëshorti në RTK.
– Arbana Xharra kishte thënë që nuk do të bëhet pjesë e asnjë strukture politike (janar 2017). Sot është propaganduesja më aktive e strukturës më të kriminalizuar politike – PDK-së.
– Arbana Xharra e kishte akuzuar PDK-në për falimentimin e PTK-së (12 janar 2017). Sot nuk flet kur dosti i saj Blerandi po e falimenton tërë sistemin energjetik në Kosovë.
– Arbana Xharra e kishte akuzuar plot mllef Alma Lamën për pazare me PDK-në dhe i kishte thënë se “PDK do t’i djeg të gjithë!” (14 korrik 2016). Sot është pjesë e pazareve karrieriste me PDK-në.
– Arbana Xharra e kishte akuzuar Kadri Veselin për servilitet ndaj Erdoganit (18 gusht 2016). Ndërsa PDK-në e kishte akuzuar për flirtim me Bashkësinë Islame të Kosovës (25 nëntor 2016). Sot nuk ka asnjë kritikë kur PDK mbështetë hapur projekte të BIK-ut, që sipas vetë Arbanës, janë të financuara nga Erdogani.
– Arbana Xharra kishte folur me mllef kundër shpifjeve të ulëta të PDK-së ndaj Albulena Haxhiut (20 shkurt 2016). Sot, bashkë me kolegët e saj të partisë, bëjnë komentet më të ulëta seksiste ndaj deputetes Haxhiu.
– Arbana Xharra kishte shpifur se VV u shkruan statuse aktivistëve dhe i organizon ata për të bërë linçime, ndërsa sot ajo e ka pranuar vetë që u shkruan statuse shpifëse militantëve të PDK-së, për të linçuar VV-në.
– Arbana Xharra kishte shpifur duke akuzuar aktivistët e VV-së për grafite kërcënuese tek banesa e saj, kishte aluduar që aktivistët e VV e kanë rrahur si dhe kishte shpifur e akuzuar që aktivistët e VV po ia përcjellin banesën. Por sot e asaj dite as një aktivist nuk akuzohet apo dyshohet nga gjykatat, që vetë i kanë nën kontroll, për ato raste. Kurse Arbana ka përfunduar duke përcjellur shtëpitë e aktivistëve të VV-së.
KËSHTU QË, Arbana është mirë me na tregu për ndonjë aktor, sepse në politikë e kemi pa mirë hipokrizinë e saj. Edhe për aktor, jo që din najsen, por thjesht po na shtin me keshë
🙂

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...

































