Lajme

Australi, 50% e studentëve të ngacmuar seksualisht

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 01 August 2017

Më shumë se gjysma e studentëve në Australi u ngacmuan seksualisht të paktën një herë gjatë 2016-s.

Statistikat tronditëse vijnë nga raporti i komisionit australian për të drejtat e njeriut, në të cilin gjithashtu shkruhet se 7% e studentëve u sulmuan seksualisht të paktën një herë gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Ky studim është më i madhi i llojit të tij në Australi dhe sipas tij femrat ngacmohen apo sulmohen seksualisht më shumë se meshkujt.

-Advertisement-

Komisionerja e diskrikiminit seksual Kate Jenkins tha se raporti përshkruan një panoramë shqetësuese të jetës Universitare. Jenkins deklaroi se është tronditëse të mësosh se ngacmimet dhe sulmet seksuale janë të zakonshme në jetën e studentëve, diçka që ka impakt shkatërrimtar në të ardhmen e tyre.

Studimi, i cili përfshiu 39 Universitete në Australi dhe 31.000 studentë, zbuloi se ngacmimi dhe sulmet seksuale ndodhin në grada të ndryshme, në çdo ambient apo situatë universitare.

Përfaqësues të universiteteve të ndryshme thanë se shifrat e raportit janë tronditëse dhe duhet punuar shumë për të arritur tek numri zero, i vetëm i pranueshëm në këtë kuadër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera