SHBA dhe NATO, stërvitje ushtarake në Gjeorgji
Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 01 Gusht 2017
Nato ka filluar stërvitjen ushtarake “Nobel Partner 2017” në Gjeorgji, ku po marrin pjesë 2,800 ushtarë nga pesë vende anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe tre vende partnere të Nato-s.
Stërvitja dy javëshe përkon me vizitën e sotme të Nënpresidentit amerikan Mike Pence në këtë vend ish-sovjetik.
Në stërvitjen “Nobel Partner 2017”, përveç forcave amerikane dhe gjeorgjiane po marrin pjesë edhe ushtarë nga Britania, Gjermania, Turqia, Ukraina, Sllovenia dhe Armenia.
Ushtria amerikane në këto stërvitje ka dërguar një kompani të mekanizuar, duke përfshirë disa automjete të rënda luftarake “Bradley” dhe tanket luftarake “M1A2 Abrams”.
Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara dislokojnë në territorin e Gjeorgjisë makineri të rënda ushtarake.
“Synimi kryesor i stërvitjes është rritja e aftësisë ndërvepruese me partnerët tanë gjerogjianë, sepse ne mësojmë shumë çdo herë që bëjmë stërvitje të përbashkëta”, tha Adam Lackey, kolonel i ushtrisë amerikane.
Kjo është hera e tretë që stërvitjet “Noble Partner” bëhen në Gjeorgji.
Zëvendës komandanti i Shtatmadhorisë gjeorgjiane, koloneli Nikoloz Janjgava tha se stërvitja e këtij viti është e vaçantë sepse në të po marrin pjesë 2,800 ushtarë nga pesë vende të Natos dhe tre vende partnere.
“Gjeorgjia është krenare që është mikëpritëse e kësaj stërvitjeje sepse ne për një kohë gjatë kemi punuar me trupat e Natos dhe të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një nga kontribuesit më të mëdhenj për nga numri i trupave në misionin trajnues të Natos në Afganistan. Prandaj, për ne është e rëndësishme që të kemi më shumë stërvitje dhe integrim me Naton dhe ushtrinë amerikane”.
Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar ende mbi stërvitjen, por në vitet e mëparshme Moska ka paralajmëruar se stërvitjet mund të destabilizojnë rajonin, një akuzë e mohuar nga zyrtarët gjeorgjianë dhe diplomatët e amerikanë.
“Mendoj se stërvitjet nuk janë të drejtuara kundër asnjë vendi. Ato kanë për synim të ndihmojnë Gjeorgjinë të rrisë kapacitetet ndërvepruese në operacionet ndërkombëtare si ai në Afganistan. Ato kanë për synim të ndihmojnë integrimin e Gjeorgjisë në komunitetin e kombeve”, tha ambasadori amerikan në Gjeorgji, Ian Kelly.
Ndërkohë, Nënpresidenti amerikan Mike Pence, sot në Estoni para se të nisej drejt Gjeorgjisë tha se “Rusia është një kërcënim i paparashikueshëm”.
Rusia dhe Gjeorgjia në gusht të vitit 2008 u përfshinë në një luftë mbi rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut. Moska vazhdon të ketë prani ushtarake atje dhe vazhdon ta mbështesë Abkhazinë, një tjetër rajon separatist gjeorgjian.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























