Jennifer Lopez poston fotografi të ish-bashkëshortit (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 31 July 2017
Pas vdekjes së të ëmës, Marc Anthony është rikujtuar se është i rrethuar me dashuri nga fëmijët e tij.
E për t’ia kujtuar këtë duket se aty ishte ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Lopez e cila ishte e martuar me Anthony për shtatë vjet para se të ndaheshin në vitin 2011.
Lopez ka ndarë një fotografi të mrekullueshme të ish-bashkëshortit me gjashtë fëmijët e tij, binjakët që ka me Lopez dhe fëmijët nga lidhjet e mëhershme me Debbier Rosado dhe Dayanara Torres.
“Ashtu si e ka porositur mjeku…i rrethuar me dashuri. Pusho në paqe Ginny…do të na mungosh”, ka shkruar këngëtarja 48 vjeçare poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari 48 vjeçar, Anthony kishte lajmëruar përmes rrjetit social se nëna e tij, Guillermina Quiñones ka ndërruar jetë të enjten mbrëma.
Ky postim i këngëtares së shumë hiteve ishte i ngjashëm me atë të disa ditëve më parë, me të dashurin e saj aktual, Alex Rodriguez.
Lopez kishte postuar një fotografi ku shihet në shoqërine e të dashurit të saj, vajzave të tij, Natasha (12) dhe Ella (8) dhe binjakët e saj, Max dhe Emee (9).
“Kjo…” ka shkruar ylli 48 vjeçar duke shtuar edhe një emoticon me zemër.
Lopez dhe Rodriguez janë pothuajse të pandashëm qysh kur lidhja e tyre u bë zyrtare në muajin mars, duke kaluar shpesh herë edhe pushime dhe vikende së bashku..
Rodriguez kishte postuar poashtu disa fotografi me familjen e tyre tashmë të madhe.
“Vikend i mrekullueshëm me familjet tona”, kishte shkruar ai.
Të tjera
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...
-
Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, k...
-
Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshm...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...