Britney Spears në gjendje të rëndë/ Paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë! Do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 30 April 2024
Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që kur babai i Britney Spears i dha fund kujdestarisë së saj dhe madje edhe ata që festuan vendimin e gjykatës në atë kohë mund të kenë filluar të pyesin nëse në fund të fundit ishte gjëja më e mirë për ish-yllin e popit.
Pas fotove dhe videove nudo në Instagram, ku këngëtarja 42-vjeçare dukej se kërkonte vëmendje, fshirjes së llogarisë dhe thashethemeve se ishte në gjendje të keqe mendore dhe financiare , psikiatri Dr. Charles Sophy , foli për TMZ Live, duke paralajmëruar se ajo ka nevojë për mjekim të rëndë dhe kujdestari të re.
“Edhe pse personi i duhur mund të mos jetë zgjedhur si kujdestar i saj, kujdestaria është vendosur për një arsye dhe ajo duhet të kthehet ”, tha eksperti. Kur keni një sëmundje mendore kaq të rëndë, keni nevojë për strukturë, mbikëqyrje dhe, mbi të gjitha, mjekim .”
Kujtojmë se Spears ishte vënë nën kujdestarinë e babait të saj në shkurt të vitit 2008 , kur ajo kishte refuzuar t’i jepte kujdestarinë e djemve ish-partnerit të saj, Kevin Federline, dhe ishte dërguar për trajtim në një klinikë psikiatrike.
Megjithatë, ajo që e shqetëson veçanërisht psikiatrin sot është ” sjellja e saj e paqëndrueshme, shpenzimi i saj maniak i parave, pamaturia e saj, fakti që ajo shkatërron njerëzit përreth saj, se askush nuk ndihet i sigurt rreth saj, se askush nuk mund ta kontrollojë atë pasi është jashtë të kontrollit.
Madje përflitet se ajo ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë në secilin prej udhëtimeve të saj luksoze në Polinezinë Franceze dhe tani është në prag të falimentimit, sipas një burimi të paidentifikuar. Por si do të shkojnë gjërat nëse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet? Siç përgjigjet psikiatri, “këto situata çojnë në një rrugë pa krye .” Ajo ose do të dëmtojë veten ose dikë tjetër ose do të shtrohet në një institucion mendor pasi nuk është në gjendje të kujdeset për veten. Në cilindo nga këto raste, asaj do t’i jepen ilaçe kundër dëshirës së saj”.

T� tjera
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...































