Fluks i madh i turistëve që shkojnë në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 31 July 2017
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë paradites së sotme ka pasur një fluks të madh në hyrje të turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve që kanë zgjedhur plazhet e Shqipërisë për të pushuar apo kaluar fundjavën.
Sipas një njoftimi të Policisë, deri tani kanë hyrë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar 21.890 shtetas, si dhe 4975 automjete.
“Policia Kufitare po punon me shërbime të shtuara për të përballuar fluksin , duke eleminuar radhët e gjata në këto pika. Fluksi i lëvizjes në të gjitha akset rrugore në këto momente është normalizuar, pasi ka pasur shumë ngarkesë nga ora 07.00 deri në orën 09.00. Përveç aksit Shkodër -Lezhë, që vijon të ketë shumë ngarkesë, që vjen si rezultat i fluksit të madh në hyrje dhe dalje nga pikat e kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit. Shërbimet e Policisë Rrugore janë të shtrira në të gjitha akset kryesore dhe në akset që të çojnë në plazhet e vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në këto akse rrugore, Policia Rrugore po kryen kontrolle me radar në versionin “autmomatik”, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë tej limitit të lejur duke u kthyer në burim aksidenti dhe rreziku për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Shërbimet e tjera të Policisë vijojnë intensivisht punën, për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, të trafikut të lëndëve narkotike dhe të goditjes së paligjshmërisë në përgjithësi.
Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit, turistët e vizitorët të telefonojnë në numrat 112 e 129 për çdo problem që mund të kenë, duke siguruar se shërbimi policor do t’ju vijë në kohën e duhur dhe cilësor.
Gjithashtu të denoncojnë çdo paligjshmëri, çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë , me qëllim që të gjithë sëbashku të kontribuojmë për një ambinet social sa më të sigurt.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...