De Biasi zbulon të ardhmen: Ja ku do të shkojë…
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 28 July 2017
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovanni De Biasi, po kalon pushime të qeta në dukje, por në fakt ka filluar të kristalizojë destinacionin e tij të ri. Pas eksperiencave në nivel klubesh në Itali dhe Spanjë, si dhe përfaqësuese në Shqipëri, tekniku italian i ka hedhur sytë drejt kontinentit aziatik. “Ende nuk e kam të kristalizuar se kë do të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte, por personalisht do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e ftohtë në mënyrën e jetës në përgjithësi”, – tha për VIP Sport italo-shqiptari 60-vjeçar, gjatë një lidhje telefonike nga Italia.
-Gianni, mirëserdhe në VIP Sport. Si po e kalon kohën trajneri më i suksesshëm i Shqipërisë?
-Faleminderit shumë për ftesën dhe suksese portalit tuaj. Jam duke pushuar me familjen dhe miqtë e mi. S’kam asnjë impenjim për momentin. Thuajse zero. Nuk bëj asgjë, përveç leximit të librave, nga të cilët në asnjë moment nuk mund të heq dorë. Më duket se, ka qenë i domosdoshëm dhe i nevojshëm ky pushim për mua. Arsyet kuptohen.
-Christian Panucci është pasuesi juaj, trajneri i tretë italian që drejton Kombëtaren. Çfarë do t’i uronit?
-Panucci ka qenë nj? lojtar i madh, me karakter dhe personalitet. Të gjithë e dimë që nuk ka ndonjë p?rvojë të madhe si trajner në nivel ndërkombëtar, por jam i bindur se do t’ia dalë me sukses. Por, të mos harrojmë se në rast se unë para pesë vjetësh më duhet ta ribëja nga fillimi skuadrën, Panucci thuajse e ka. Pak gjëra mund t’i duhen. I ka kushtet për këtë. Gjithsesi, është ai trajneri dhe sigurisht që ka idetë e tij. E përsëris, jam i bindur se është një zgjedhje e mirë. I uroj fat, pasi kemi një grup të vështirë.
-Ndeshja e fundit e Kombërtares për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” është ajo kundër Italisë. Ju vjen keq që nuk do të jeni ju në bankinë?
-Sigurisht, që po. Por, gjithsesi sërish një tjetër italian është trajner i Shqipërisë. S’dua të bëj më shumë komente.
-Pushimet një ditë do të mbarojnë. Cili do të jet? destinacioni juaj i ri?
-Ka pasur shumë thashetheme, por jam duke par? disa kampionate në Europë, klube që më parë i kam refuzuar për shum? arsye, përfshirë dhe impenjimin me Shqipërinë.
-Nuk keni ende asnjë pistë të qartë?
-Ok! Kam diçka, nuk mund ta mohoj. Ende nuk e kam të kristalizuar se kë duhey të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte konkrete nga të dy vendet. Personalisht, do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e të ftohtë në përgjithësi për jetën. Janë komplet ndryshe nga Italia dhe Shqipëria. Gjithsesi, brenda disa javësh do të vendos se ku do të shkoj.
-Në nj? intervistë që kam realizuar para disa vitesh me paraardhësin tuaj n? Kombëtare, të ndjerin Josip Kuze, më ka thënë që nuk ishte përshtatur dot kur ai drejtoi për pak kohë Gamba Osaka (1996-1997).
-Unë kam disa miq japonezë, me një inxhinier të ri kam qenë në kursin e gjuhës angleze në Maltë, në kohën kur isha trajner i Shqipërisë.
-Alberto Zaccheroni, një nga miqtë tuaj ka drejtuar për katër vjet Kombëtaren e Japonisë (2010-2014), mos ndoshta do t’iu shohim si një samuraj në stolin japonez?
-I dashur Dash, le t’ia lëmë kohës. Të telefonoj para se të firmos (qesh).
-Dje u prezantua te Partizani, Mark Iuliano si trajneri i ri, i katërti italian te ky klub. Tre të parët nuk ia dolën të fitojnë titullin. Ju e njihni Iulianon, si e shikoni afrimin e tij nga Luciano Moggi?
-Iuliano është një lojtar i madh. I kalibrit ndërkombêtar. Një njeri shumë i edukuar. E njoh shumë mirë si lojtar, por jo si trajner, pasi ka drejtuar skuadra që nuk kam pasur mundësi t’i ndiqja. Nuk mund të jap një vlerësim për të, por jam i bindur se e njeh shumë mirë fushën e futbollit dhe do të bëjë mirë për Partizanin.
-I keni ndjekur shqiptarët e Italisë?
-Po, si gjithmonë. Mendoj se Thomas Strakosha do t’ia dalë për të pasur ndeshjet e tij te Lazio. Ka nevojë për vazhdimësi. Etrit Berisha bëri paraqitje të jashtëzakonshme tek Atalanta. Investim i inteligjent i tyre. Ledian Memushaj është më i pjekur. Lojtar i rëndësishëm te Pescara.
-Po flitet shumë për një transferim të madh të Elseid Hysajt te Juventus…
-Shtypi italian është i njohur për thashethemet n? kohë merkatoje. Nuk besoj se, Napoli e lëshon pa një çmim të kripur. Hysajn e kërkon gjysma e klubeve të mëdha në Europë, për më tepër që vetë Napoli është nj? skuadër e madhe dhe sezonin e ri e shoh një pretedent për titullin kampion në Itali.
-Votuat për herë të parë në Shqipëri. Si u ndjetë në atë moment?
-Me Shqipërinë m? lidhin pesë vjet e gjysmë nga më të bukurit e jetës sime. Ja kalova shumë bukur. Takova udhëheqësit më të lartë të vendit: presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani; kryministrat Sali Berisha dhe Edi Rama, trajnerë, futbollistë të vjetër e të rinj, por dhe njerëz të thjesht?, por të mrekullueshëm. Ju e dini si na kanë ndjekur tifozët kudo. E ndjej veten shqiptar dhe nuk kisha pse të mos kryeja detyrën time, ashtu siç e kam bërë edhe në Itali.
-Tani rezultatet dhe fituesit dihen. Për kë votoi Gianni De Biassi?
-Edhe këtë ma kërkon? Mos të duhet edhe pak gjak apo kodi pin i kartës sime të kreditit?
-Në një postim në Facebook ndiheshit shumë i lumtur që tani keni një mjek në shtëpi…
-Vajza jonë e vetme Chiara Sofia u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Realizoi endrrën e saj. Është krenaria jonë. Jemi të gjithë të lumtur për të.
-Mister, kërkesa e fundit: para se të firmosësh….
-(Qesh) E di Dash, do të telefonoj ty.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...