Lajme

Ky është reagimi i Mimoza Kusarit për ofendimet e Gani Kocit

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 27 July 2017

Kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës nuk i kanë bërë fare përshtypje ofendimet që Gani Koci i PDK-së i ka lëshuar drejt saj.

Kusari-Lila ka thënë për “Indeksonline” se secili është përgjegjës për punën e vet dhe jo për “pallavrat” që i flet “Nuk e kam pa, e as që du me u marrë me të. Nuk kam çka të komentoj në deklarata të tij. Secili është përgjegjës për punën dhe veprat e veta, jo për fjalë e pallavra. Nuk është problem kjo punë”, është shprehur ajo.

Gani Koci, zëvendësministër në largim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka reaguar sot ndaj Kusari-Lilës duke i thënë se ajo “s`mund të shesë parime meqë nuk ka lënë gardh pa thy e arë pa hy…”.

-Advertisement-

Këto fjalë të Kocit kishin ardhur pasi Kusari-Lila dje kishte komentuar deklaratën e Labinot Tahirit të AKR-së, meqë ky i fundit kishte thënë se do e votojë për kryetar të Kuvendit këdo që është shqiptar, çka nënkuptonte edhe Kadri Veselin e PDK-së.
Kusari-Lila kishte thënë se votimi duhet bërë në bazë të parimeve dhe jo në baza etnike.

Pikërisht kjo deklaratë e kishte prekur Kocin duke thënë se Mimoza Kusari-lila është një “endacake politike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera