Lajme

Dëshironi të shkoni në pushime në Shqipëri, ja çfarë moti do të mbajë!

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 27 July 2017

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira, më të shpeshta në zonat malore. Pritet që të ketë shira të karakterit lokal në gjithë vendin, ndërsa rrezikohet nga rrebeshe shiu shtrirja lindore e vendit, kryesisht zona Elbasan-Librazhd.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshme kushtet e motit duke bërë që jugu të dominohet nga moti i kthjellet ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat qendrore. Përsa i përket veriut dhe lindjes mbeten me vranësira dhe shira të dobët deri në mbrëmje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të theksuara duke ruajtur vlera ekstremale të njëjta.

-Advertisement-

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Brigjet perëndimore të Europës dhe rajoni i balltikut dominohen nga vranësira dhe shira të shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Po ashtu, pjesa më e madhe e Europës qendrore paraqitet me vranësira dhe shira të herë pas hershme.

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës, mbetet me mot kryesisht te kthjellet dhe temperatura te larta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera