Lajme

Durrsaku kapet në Kapshticë, ishte dënuar për falsifikim vulash

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 26 July 2017

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë njoftuar se kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi 33 vjeç, Kostandino Çera banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim të formës së prerë nr. 211 datë 05.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale : “Falsifikimi i vulave, stampave  ose i formularëve” parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme të këtij rasti, do të kryhen nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera