Lajme

Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet në Dardani

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 25 Korrik 2017

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë që çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar.

“Xhamia do të ndërtohet, mendoj që ka lokacione më të mira, mirepo kjo çështje tashmë është e perfunduar. Ka mbetur vetëm të shohim projektin e propozuar nga BIK-u” ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka shtuar që kjo xhami do të jetë objekti më i madh fetar në tërë Kosovën dhe se do të financohet nga Bashkesia Islame Turke, diku rreth 35 milionë euro.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy