Pastrimi masiv i parave nga Vuçiq: Të përfshirë 100 mijë njerëz (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 25 Korrik 2017
Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryetarit serb Aleksandar Vucic, merr prej njerëzve të vet të cilët i ka punësuar 10 për qind të rrogave të tyre mujore në para të gatshme.
SNS prej ardhjes në pushtet në Serbi në vitin 2012 ka punësuar më shumë se 100.000 njerëz të partisë në shërbimin shtetëror në të gjitha nivelet, ndërsa ata si “falënderim” duhen që t’i japin partisë 10 për qind të rrogave të tyre mujore, si dhe tërë rrogën e 12 në para të gatshme!
Nëpërmes të këtij pastrimi masiv të parave shtetërore, çdo muaj futen deri në dy milionë euro nëpër fonde të fshehta të SNS, të cilat shërbejnë për financimin e ushtrisë partiake dhe zgjedhjeve, merr vesh gazeta serbe “Kurir”, transmeton gazetametro.net.
Sipas njohurive të kësaj gazete, “përparimtarët” kanë përpunuar mënyra të ndryshme për të mbushur arkat e partisë, ndërsa njëra prej tyre është shfrytëzimi i punësimit, gjegjësisht marrja e përqindjes nga rrogat në shërbimin shtetëror, edhe atë në kesh.
“Shumica në SNS e dinë se ky është pastrim klasik i parave dhe praktikisht plaçkë shtetërore, por janë të detyruar sepse janë anëtarësuar në parti në mënyrë që të vijnë më lehtë deri te punësimi. Llogaria e saktë është vështirë të bëhet, por vlerësimet tregojnë se udhëheqja e SNS vetëm në këtë mënyrë fiton rreth dy milionë euro në muaj! Këto “fonde të zeza”, të cilët mblidhen në kesh, shërbejnë për financimin e ushtrisë partiake, zgjedhjeve dhe aktiviteteve tjera për të mbetur në pushtet.
Ata të cilët protestuan dhe nuk deshën të japin përqindjen janë përjashtuar nga puna dhe kanë ushtruar padi, zbulon shemën burimi sipas të cilës partia më e madhe në Serbi tashmë me vite zhvatë para nga qytetarët e Serbisë.
Burimet e “Kurir’it” zbulojnë se shumica kanë arritur deri te puna në këtë mënyrë, ndërsa ata të cilët kanë refuzuar t’i paguajnë partisë, frikësohen dhe shantazhohen, dhe nëse vazhdojnë me këtë atëherë automatikisht përjashtohen nga puna.
Njëra prej punëtoreve partiake nga pjesa rurale e Serbisë ka treguar për gazetën se në këtë mënyrë ata të cilët dëshirojnë të fitojnë bukën e gojës duhet të lidhen me SNS dhe të luajnë sipas rregullave të tyre.
“Kur jetoni në një vend të vogël, nuk keni zgjidhje. SNS për mua ishte mënyra e vetme për të gjetur punë në komunë dhe isha e detyruar që çdo muaj t’i sjell partisë 10 për qind të rrogës. Të gjitha në para të gatshme i dorëzojë në duar të një shefi. Kam dëgjuar se disa të tjerë e sjellin tërë rrogën një herë në vit. Nuk mund të protestosh, sepse të gjithë janë në frikë se do ta humbin vendin e punës”, thotë ajo.


T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...





























