Lajm i mirë për maturantët me mesatare nën 6
Autori: Gazeta inFokus
15:58 | 24 Korrik 2017
Një maturant që ka mesataren nën 6 nuk do të thotë që nuk mund të aplikojë për studime të larta apo të mos punojë në sistemin e drejtësisë.
Nëse nuk bëhet avokat ka programe studimi që të përgatisin për tu bërë ndihmës i tij. Në portalin e maturës shtetërore mund të aplikojnë të gjithë maturantë, por në varësi të mesatares portali bën diferencime.
“Nën 6 po, aplikojnë por atyre u shfaqen vetëm 21 programe studimi që janë programe dy vjeçare. disa janë interesante si asistent ligjor, administrativ, stomatolog. normalisht shqipëreia kanevojë dhe për asistent jo vetëm për lider në çdo zyrë”, thotë për Top Channel Arben Fagu, drejtor i bazës së të dhënave dhe sistemit QSHA.
Aplikimet e maturantëve vijojnë dhe sipas kalendarit gjatë ditës së hënë aplikojnë maturantët e Elbasanit , Korçës dhe Pogradecit ku procesi ka ecur mirë ndryshe nga dita e shtunë ku për shkak të fluksit të aplikimeve u bllokuan serverat. Por pavarësisht kësaj, zoti Fagu garanton se nuk do të mbetet asnjë maturant pa aplikuar.
“Janë parashikuar dy ditë, për rastin konkret datat 28 dhe 29 pikërisht që janë për këta maturantë që mundet për një arsye apo një tjetër nuk kanë arritur të aplikojnë. Parimi ynë është që çdo maturant të aplikojë. Parimi ynë është që çdo maturant të aplikojë dhe nëse do duhet të shtyhet një ditë dhe një ditë tjetër ne e shtyjmë. Të rinë të gjithë të qetë, askush nuk do të përjashtohet nga e drejta për të përzgjedhur 10 programe studimi për institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri ”, thotë ai.
Në 28 gusht dalin rezultatet e raundit të parë dhe në 29 nisin regjistrimet në universitete.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
































