Lajme

Kjo është fotoja e marrëveshjes së Ramushi Haradinajt me Familjen Rugova

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 21 Korrik 2017

Takimi shumë i përfolur i mëngjesit të sotëm, kur i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, vizitoi rezidencën e familjes së Presidentit Ibrahim Rugova, u tha që kishte qëllim të një vizite miqësore. Por deputetja e zgjedhur, përkatësisht vota e saj, edhe më tutje cilësohet si arsyeja e vizitës së Haradinajt.

Deri më sot emri i Teuta Rugovës, si njëra nga deputetet që do ta përkrahte krijimin e Qeverisë Haradinaj, kishte qenë vetëm në korniza të të përfolurës. Takimi i Haradinajt me Teutën, më pas deklaratat e tyre, nuk lanë më hapësire për të dyshuar në votën e saj.

E në takim, Haradinaj nuk kishte shkuar i vetëm. Bashkë me të ishin Muharrem Nitaj dhe Blerim Kuqi nga Aleanca, si dhe, Dardan Gashi dhe Astrit Haraqija.

-Advertisement-

Në një fotografi të përbashkët, pas takimit, e cila besohet të përmbajë edhe marrëveshjen për të përkrahur Haradinajn në krijimin e Qeverisë, shihen e gjithë familja Rugova; e veja e Presidentit, dy djemtë me bashkëshortet e tyre, vajza deputete dhe miqtë e familjes, Dardan Gashi e Astrit Haraqija.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy