Prokuroria dha fjalët përfundimtare për “Kumanovën”
Autori: Gazeta inFokus
16:04 | 20 Korrik 2017
Prokuroria Publike në Maqedoni dha fjalën përfundimtare nga precizimi i aktakuzës për rastin Lagja e Trimave, aktakuzë kjo e cila është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës me arsyetimin se Prokuroria Publike nuk është e sigurt në versionin e saj.
“Duke u referuar dëshmive materiale, informacioneve operative dhe masave të veçanta hetuese, grupi i Kumanovës ka pasur dy qëllime. Grupi është rekrutuar nga luftëtarë të mëhershëm. Një pjesë e tyre në Maqedoni ka ardhur për qëllime politike (ideologjike dhe kombëtare) ndërsa pjesa tjetër për qëllime financiare”, thonë nga Prokuroria Publike.
Aktakuza e Prokurorisë pjesëtarët e grupit i ndau në organizatorë dhe pjesëmarrës. Referuar organit të akuzës, organizatorë të luftës në Lagje të Trimave janë: Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymberi, Zijadin Krasniqi dhe Andi Krasniqi. Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli akuzohet vetëm për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe terrorizëm.
“Mendoj që ky kombinim i aktakuzës është një pasiguri nga ana e Prokurorisë. Ata motivin ende nuk e kanë detektuar por sipas versionit tonë motivi është vetëm kauza për popullin shqiptar dhe asnjë motiv financuar nuk vjen në konsideratë. As që ka pasur deri më tani prova për diçka të tillë”, tha avokati Naser Raufi.
Familjarët e të akuzuarve nuk besojnë se grupi ka luftuar për përfitime materiale. Ata kërkojnë ndihmë juridike ndërkombëtare duke shtuar gjithashtu se rasti duhet hetohet nga Prokuroria Speciale Publike.
“Po ua bëj një pyetje: Një njëri, i varfëri më i madh qoftë, a do të shkonte në luftë për para? Ardhja e grupit ka për qëllim vërejtjen ndaj politikanëve si Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Menduh Thaçit i cili nuk është aspak më i mirë se këta tjetër”, tha Besnik Kabashi, prind i Betim Kabashit.
Familjarët e të akuzuarve për logjistikë, kryesisht nga fshati Hotël i Likovës konsiderojnë se djemtë e tyre në këtë rast janë infiltruar nga një agjent i DSK-së po nga ky fshat.
“Ai person është me emër. Drejtpërdrejtë Nimetulla Abdullahu i cili i futi në lojë djemtë. Ai për interesat e tij personale e ka bërë këtë. Duke tentuar të bëhet me tituj më të lartë,aspak nuk ka menduar se e djeg fshatin. E njohim mirë pasi që 70 vite jetojmë aty”, tha Fejzulla Latifi, familjar i Ragmi Latifit.
Organi i akuzës në seancë lexoi një pjesë të madhe të bisedave të përgjuara si materiale të siguruara nga masat e posaçme hetuese, të zhvilluara kryesisht në fillim të muajit maj dhe gjatë ditës së luftimeve. Nga këto biseda mësohet se target i masave të veçanta hetuese kanë qenë kryesisht pjesëtarët e logjistikës, ndërsa të përgjuar kanë qenë edhe pjesëtarët e grupit nga Kosova të cilët kanë shfrytëzuar numra telefoni nga operatorët maqedonas.
Në seancën e ardhshme mbrojtja do të ketë fjalën për kundërshtimin dhe precizimin e aktakuzës.
Për luftimet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë për terrorizëm akuzohen 37 persona. Luftimet e atëhershme lanë viktima 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...































