Lajme

Harta Zyrës për Drogën: Shqipëria, me përdorimin më të lartë të kokainës në botë

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 19 July 2017

Shqipëria rezulton si vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, sipas një harte interaktive të Zyrës për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), në kuadër të  Raportit Vjetor të Drogave 2017, publikuar së fundmi. Sipas hartës, për përdorimin e kokainës, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, për të dhënat që i referohen vitit 2014 dhe për grupmoshat nga 15.64 vjeç. Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet që raportohen nga UNODC .Pas Shqipërisë, përdorimin më të larë të kokainës e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një prevalencë prej 2.3%. Më pas renditen shtetet e Mbretërisë së Bashkuar (Skocia 2.34%, Anglia dhe Uellsi 2.25%. Spanja është e treta në Europë, me prevalencë 2.2%. Nga shtetet e tjera në botë ka një përdorim të lartë të kokainës në Australi (2.1%), Uruguai (1.8%), Kili (1.73%). Interesant është që Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj, ka një prevalencë të ulët prej 0.7%.

Për përdoruesit e hashashit, Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6 (të dhënat po të vitit 2014), që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Rekordin në Europë e mban Çekia me 11.4%, e ndjekur nga Franca me 11.1%, Italia dhe Spanja me 9.2%, Holanda me 8%. Në botë, përdoruesit më të mëdhenj të hashashit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me prevalencë vjetore 16.5% dhe Kanadaja me 14.3%. Shqipëria ka një përdorim të ulët të amfetaminës (0.1%), ku niveli më i lartë në rajon konstatohet në Bullgari dhe Kroaci (përkatësisht 0.65% dhe 1%), ndërsa rekordin në Europë e mbajnë Holanda dhe Gjermania, me përkatësisht 1.3 dhe 1.1%.

Ekstazi gjithashtu përdoret më pak në Shqipëri (0.2%) në krahasim me vendet e tjera të rajonit, si Bullgari (1.2%) Mal i Zi (0.9%), Bosnjë (0.5%). Raporti vlerëson se një total prej 246 milionë njerëz, ose 1 në 20 persona mes moshave 15 dhe 64 vjeç, ka përdorur një drogë të paligjshme gjatë vitit 2013. Kjo shënon një rritje prej 3 milionë gjatë vitit të kaluar, por, për shkak të rritjes në popullsinë botërore, norma e përdorimit të drogave ilegale në fakt ka mbetur e qëndrueshme. Madhësia e problemit të drogës në botë bëhet më e dukshme, kur më shumë se 1 nga 10 përdorues të drogës është problematik, që vuan nga çrregullime të përdorimit të drogës apo varësi ndaj saj. Me fjalë të tjera, rreth 27 milionë njerëz, ose pothuajse e gjithë popullsia e një vendi të madhësisë së Malajzisë, kanë probleme me përdorimin e drogës. Pothuajse gjysma (12.2 milionë) nga ata që janë përdorues kanë injektuar drogë, dhe vlerësohet se 1.65 milionë prej atyre që injektojnë drogë kishin HIV në vitin 2013.

-Advertisement-

Kjo përbën një barrë të rëndë mbi sistemet shëndetësore publike në drejtim të parandalimit, trajtimit dhe kujdesit të çrregullimeve të përdoruesve të drogës dhe pasojave të tyre shëndetësore. Vetëm një në çdo gjashtë përdoruesve të drogës ka akses në trajtim, pasi shumë vende kanë një mungesë të madhe në ofrimin e shërbimeve. Numri vjetor i vdekjeve të lidhura me drogën (vlerësuar në 187.100 në vitin 2013) ka mbetur relativisht i pandryshuar. Një numër i papranueshëm i përdoruesve të drogës vazhdojnë të humbasin para kohe jetën e tyre, shpesh si rezultat i një mbidozë, edhe pse vdekjet e lidhura me overdozën janë të parandalueshme.

Alarmi, në Shqipëri drogat po i përdorin të rinjtë

Në “Raportin Vjetor Global Të Drogave” për vitin 2017, publikuar në 23 qershor, Sipas publikimit, të ndarë të pesë kapituj të zgjeruar, Shqipëria, si asnjëherë tjetër në raportet e mëparshme, përmendet në pothuajse të gjitha, si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit. Shqipëria përmendet jo vetëm për trafikimin, por edhe për prodhimin. “Burimet kryesore të barit të kanabisit në Europë janë brenda rajonit, veçanërisht Holanda dhe Shqipëria, megjithëse Europol ka identifikuar Çekinë si një nyje të rëndësishme shpërndarjeje për barin e kanabisit të trafikuar në shtetet fqinjë”, thuhet në këtë kapitull.

Shqipëria është gjithashtu pika e parë e shpërndarjes edhe për barin e kanabisit që vjen nga Afganistani. Krahas prodhimit dhe trafikimit, raporti jep alarmin se substancat narkotike po përdoren gjerësisht nga të rinjtë shqiptarë. Në kapitullin “Analiza e tregut të drogave sintetike- stimulantët e tipit amfetaminë, substancat e reja psikoaktive”,  kur flitet për përdorimin e substancave të reja psikoaktive, raportohet se djemtë shqiptarë, më shumë se vajzat kanë raportuar përdorimin e tyre./ Monitor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera