Lajme

Edhe këtë javë pa institucione të reja

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 19 July 2017

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet që të mbahet më 27 apo 28 korrik. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të PAN-it, të cilët thonë se seanca është shtyrë për shkak të disa “çështjeve teknike”. Këtë nuk e besojnë as partitë tjera e as analistët. Sipas tyre, PAN-i nuk i ka numrat andaj po luan me data

Është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend, e 10 ditë nga certifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja.

Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit është shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 korrik.

-Advertisement-

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra.

Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye për t’u marrë ky vendim. Përkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikërisht gjatë kësaj jave. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera