Sport

Bale i shënon supergol djalit të Zidanit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 18 July 2017

Gareth Bale ka shënuar një gol të bukur në stërvitjen e djeshme.

Uellsiani i Real Madridit, Gareth Bale, e ka nisur furishëm parasezonin me Los Blancos.

Në Spanjë janë duke raportuar se 28 vjeçari është duke u stërvitur si asnjëherë më parë, në mënyrë t’iu shmanget sa më shumë lëndimeve sezonin e ardhshëm.

Në stërvitjen e fundit, Bale i ka shënuar gol të bukur, Luca Zidanit, djalit të Zinedine Zidane, sinjale se ky do të jetë një sezon madhështor për të, ashtu siç premtoi dje në një intervistë për Marca.

-Advertisement-

Luca Zidane është pjesë e ekipit të dytë të Realit dhe raportohet se edicionin e ardhshëm do të promovohet në ekipin e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera