Lifestyle

Apokalipsi, 20 vite larg

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 11 July 2017

Toka ka hyrë në etapën e gjashtë të anihilimit biologjik të jetës se egër. “Zhdukja e kafshëve po ndodh”, paralajmërojnë shkencëtarët “dhe është më e egër nga sa mendohej fillimisht”.

Ata kanë analizuar specie të zakonshme e të rralla dhe flasin për humbje masive, duke evidentuar se një e treta e 27.600 të tillave po rrudhet në terma shifrash dhe rrezeje territoriale.

Gishti i fajit për krizën drejtohet nga mbipopullimi dhe konsumi i tepruar njerëzor, ndërsa situata e krijuar kërcënon edhe vetë mbijetesën e civilizimit. Korniza kohore për të vepruar është e shkurtër.
Në lojë tani është vetë gjendja e njerëzimit, shkruajnë autorët e kërkimit shkencor, rezultati i të cilit është frikësues: Nga llogaritjet e hulumtuesve, në shekujt që do të vijnë, mund të zhduken tre të katërtat e të gjitha specieve.

-Advertisement-

Studimi i kujdesshëm i një grupi prej 177 gjitarësh të mbajtur nën vëzhgim tregoi se nga viti 1900 deri në 2015-ten, të gjithë ata kishin humbur të paktën 30% të territorit ndërsa tek më shumë se 40% e specieve të monitoruara regjistrohet rënie e ndjeshme e numrit të popullatës.

“Jemi shumë të zënë me numërimin e njerëzve” -thotë për CNN biologu Anthony Barnosky”,- “por kur kupton se në dekadat e fundit është zhdukur gati 50% e jetës se egër të planetit, nuk të duhet të jesh matematikan që të bësh llogaritë: nëse vazhdohet me këto ritme, shumë shpejt nuk ka për te mbetur më asgjë atje jashtë.

Për të parandaluar zhdukjen masive të kafshëve, sipas shkencëtarëve, mbeten e shumta, vetëm 20 vite kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera