Dokumentet sekrete që ndihmojnë në shpjegimin e krizës së Katarit
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 11 Korrik 2017
Katari bëri një sërë marrëveshjesh sekrete me fqinjët e Gjirit në vitin 2013 dhe 2014, duke ndaluar mbështetjen për grupet kundërshtare dhe armiqësore në këto vende, si dhe në Egjipt dhe Jemen.
Ekzistenca e marrëveshjeve ka qenë e njohur, por përmbajtja e dokumenteve mbahen sekrete për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve të përfshira dhe faktit se ato u pajtuan privatisht nga krerët e shteteve. Marrëveshjet u siguruan ekskluzivisht nga CNN, transmeton Infokusi.
Vendet e Gjirit kanë akuzuar Katarin se nuk po përmbush dy marrëveshjet, gjë që ndihmon në shpjegimin e asaj që ngjalli krizën më të keqe diplomatike në Lindjen e Mesme në dekada.
Qëndrimi ne marrëveshje ishte midis gjashtë parimeve që kombet e Gjirit vendosën si kërkesa për të ndrequr marrëdhëniet me Katarin në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar.
Në një deklaratë për CNN, Katari akuzoi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe se ka thyer shpirtin e marrëveshjes përmes një “sulmi të paprovokuar mbi sovranitetin e Katarit”.
Marrëveshja e parë – e shkruar me dorë dhe e datës 23 nëntor 2013 – është nënshkruar nga Mbreti i Arabisë Saudite, Emiri i Katarit dhe Emiri i Kuvajtit. Ai përcakton angazhime për të shmangur çdo ndërhyrje në punët e brendshme të kombeve të tjera të Gjirit, duke përfshirë ndalimin e mbështetjes financiare ose politike të grupeve “devijante”, që përdoret për të përshkruar grupet anti-qeveritare të aktivistëve, transmeton infokusi.com
Marrëveshja, e përmendur si “Marrëveshje Riad”, përmend në mënyrë specifike mos mbështetjen e Vëllazërisë Myslimane, të cilën aleatët e Gjirit kanë pohuar në mënyrë të përsëritur përkrahjen e Katarit, si dhe nuk mbështesin grupet e opozitës në Jemen që mund të kërcënojnë vendet fqinje.
Në marrëveshjen e parë, vendet u zotuan gjithashtu qe të mos mbështesin “mediat antagoniste”, një referencë e dukshme ndaj Al Jazeera – stacionit të lajmeve satelitore të bazuar në Katar dhe financuar nga qeveria e tij – të cilat shtetet e tjera të Gjirit akuzojnë për trumbetimin e grupeve opozitare në Rajon duke përfshirë Egjiptin dhe Bahreinin, tranmseton Infokusi.com
Një marrëveshje e dytë e datës 16 nëntor 2014. Aty përmendet në mënyrë specifike angazhimin e nënshkruesve për të mbështetur stabilitetin e Egjiptit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të Al Jazeera si një platformë për grupe ose figura që sfidojnë qeverinë egjiptiane/INFOKUSI

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...































