Doktori i ri shqiptaro-amerikan ofron vizita dhe ilaçe falas
Autori: Gazeta inFokus
08:10 | 09 July 2017
Mario është mjek shqiptar në Amerikë. Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë për njëri – tjetrin më shumë se kurrë. Shqiptari për shqiptarin. Çdo vit vjen në atdhe dhe viziton njerëzit falas duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë.
Mario Ademaj nuk është një yll roku, edhe pse i pëlqen të këndojë, herë pas here, siç bëri këtë verë, kur përjetoi emocionet e dhëndrit. Në jetë bën mjekun. Pasioni i tij është bamirësia.
Mario dhe bashkëshortja e tij kanë ardhur nga Kalifornia e largët, ku jetojnë, për të celebruar dashurinë në vendin e origjinës, në Shqipëri, te rrënjët e tyre.
Pas dasmës, tradita e do që çifti të shkojë në muaj mjalti, por ka prioritete. Para muajit të mjaltit, Mario do të kryejë ritualin e përvitshëm – përgjatë një dite duhet t’u ofrojë banorëve të një qyteti vizita dhe medikamente falas.
“Mbarova shkollën e mjekësisë në Amerikë dhe mendova se duhet të bëja diçka për vendin tim.” – thotë Mario.
Dy vite më parë, së bashku me disa mjekë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria u ofroi shërbim banorëve të Pogradecit.
“Aty brenda një dite erdhën 2000 pacientë, të cilët nuk kishin parë doktor me sy, gjatë 5 viteve të fundit, kryesisht për arsye financiare”.
Këtë herë zgjodhi Shkodrën dhe arriti të frymëzojë edhe vullnetarë të rinj.
“Për shoqatën dëgjova në rrjetet sociale. Mua më pëlqen puna vullnetare. Ishte një risi edhe për qytetin e Shkodrës, pasi nuk bëhen shpesh gjëra të tilla. Kjo është një eksperiencë shumë e mirë për mua”,- thotë një mjek vullnetar që i është bashkuar nismës së Marios.
Kësaj nisme iu përgjigj edhe një dentiste, e cila ka ofruar mjedisin e klinikës së saj për vizitat e mjekëve.
“Isha shumë e gatëshme dhe ishte knaqësi për mua që ta ofroja këtë ambient. Vullnetarizmi në Shkodër nuk është i përhapur. Mario është ndër rastet e pakta”.
Mario është larguar në moshë të hershme nga Shqipëria. Nuk e kishte ëndërruar kurrë që një ditë do të studionte mjekësi në Amerikë. Zgjedhjen e bëri i nistur nga semudja e rëndë e të atit, nga nevoja që ai kishte, jo vetëm për ndihmë mjekësore, por mbi të gjitha njerëzore. Babain, fatkeqësisht nuk arriti ta mbante në jetë, por u zotua që do të bënte gjithçka për të tjerët.
Për të, mjekësia është mbi të gjitha humanizëm dhe që në vitet e shkollës formëzoi idenë e një klinike ambulatore falas në shërbim të bashkëatdhetarëve.
Sot, kjo ide është konkretizuar në një organizatë që quhet “Skuadra mjekësore ndërkombëtare për Shqipërinë”, e cila ndihmohet nga familje të ndryshme shqiptare.
“Për fondet kemi një komunitet shqiptaro-amerikan të jashtëzakonshëm në SHBA. Në shtete të ndryshme që nga Miçigani, Viskonsin, Kalifornia, Çikago.
Familjet që na mbështesin në Amerikë nuk jnë familje të pasura, nuk kanë para, por e vlerësojnë shumë situatën e rëndë shëndetësore në Shqipëri. Fondet që na japin shkojnë për medikamente. Minimumi që meritojnë njerëzit këtu është shëndeti”,- thotë Marjo.
Plani i Marios është që një ditë, klinika e tij falas, të shtrihet në të gjitha trevat, ku ka shqiptarë.

T� tjera
-
Kuvendi mban sot katër mbledhje të komisioneve, në fokus AKI-ja dhe energjia
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamen...
-
Qeveria mban mbledhje, në rend dite 12 pika
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, më 28 tetor, mbledhjen e radhës. Sipas ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt: Protestohet sot në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Tri ditë në arrati, lokalizimi në male dhe arrestimi i Albert Sylajt
Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekaj, policia ka a...
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...



































