50 raste në ditë nga helmimi me ushqimet
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 06 Korrik 2017
Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e personave që helmohen nga ushqimi.
Afro 50 pacientë në ditë i drejtohen spitalit infektiv për këtë shkak ndaj mjeket i kërkojnë qyetarëve të tregojnë kujdes me ushqimet që konsumojnë sidomos jashtë shtëpisë. Kreu i inspektoriatit Sanitar Shtetëror Eltar Deda thotë se nga kontrollet e ushtruara janë mbyllur disa lokale që nuk respektojnë kushtet higjeno-sanitare.
“Jemi në inspektim të përditshëm të të gjithë subjekteve që janë të destinuara për sezon turistik, kryesisht ato me karakter sezonal për të shmangur sa më shumë shpërthimet epidemike që vijnë nga mbipopullimi i këtyre zonave po dhe nga ana tjetër nga mosrespektimi dhe shmangia e atyre bizneseve që duan t’i shmangen ligjit. Vetëm para sezonit turistik kanë qënë mbi 14 masa administrative të tyre, mbi 24 të tjera që kanë marrë vendime për bllokim”, tha Eltar Deda, kreu i ISSH.
Por nga ana tjetër i kërkojnë edhe qytetarëve që të bëjnë kujdes kur përzgjedhin ambientin që duan të frekuentojnë.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të frekuentojnë ato subjekte me kushte higjeno sanitare, ku ka prani të rrjedhshme të ujit, kushtet në të cilat duhet të mirëmbahen këto produkte ushqimore që tregtohen, kryesisht dhoma frigoriferike. Duhet të ketë dhe ambiente higjieno santiare që kanë të bëjnë qoftë me tualtetet, qoftë me dushet”, tha Deda. Kryeinpesktori i shëndetësisë thekson se nuk do të tolerojnë askënd që kërkon të abuzojë në dëm të shëndetit të pushuesve por nga ana tjetër për të mos penguar asnjë subjekt, u kërkon atyre të respektojnë kriteret e përcaktuara./tch

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...

































