Rasti Charlie Gard, që po trondit botën!
Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 05 Korrik 2017
Rasti i Charlie Gard është bërë i njohur në mbarë botën. Ai është një fëmijë që nuk ka mbushu vitin dhe vuan nga një çregullim i rrallë genetik. Ai nuk mund të lëvizë krahët, as të marrë frymë vetë, as edhe të hajë pa ndihmën e dikujt. Nisur nga këto kushte mjekët në spitalin Great Ormond Street Hospital kanë menduar që të heqin çdo përkujdesje për të, duke çuar kështu fëmijën 10 muajsh në vdekjen e paracaktuar nga ADN-ja e tij.
Mirëpo prindërit e dëshpëruar kanë kërkuar që Charlie t’i nënshtrohet një terapie eksperimentale në SHBA, i ati madje, në një material video deklaron se “Charlie po lufton, ai është një ushtar i vërtetë”.
Për të lejuar doktorët që të kryejnë aktin final është dhënë edhe një vendim nga gjykatat në Londër, duke e bërë rastin edhe më të dhimbshëm. Prindërit i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut por kjo e fundit ka refuzuar që të ndërhyjë. Chris Gard dhe Connie Yates, prindërit e fëmijës, publikuan një video në Youtube, përmes të cilës shprehnin dëshpërimin e madh që nuk kishin më asnjë të drejtë për të vendosur për jetën e fëmijës së tyre, duke shtuar se sidomos Charile është braktisur në këtë proces.
Rasti ka bërë bujë dhe solidariteti i njerëzve ka sjellë rreth 1.3 milionë stërlina për kurimin në SHBA.
Kur shpresat e prindërve ishin shuar në skenë doli Presidenti amerikan Donald Trump dhe Papa Françesku. Trump bënte thirrje për ta ndihmuar familjen ndërkohë që një spital pediatrik nën varësi të Vatikanit ka shprehur gatishmërinë për ta mbajtur fëmijën nën trajtim, ndonëse për çrregullimet e tij pranohet se nuk ka kurë.
Në një shkrim të djeshëm të gazetës “New York Times” cilësohet se rasti në fjalë përfaqëson një çështje shumë të vështirë bioetike. Bëhet fjalë për t’i hequr jetën një fëmije 10 muajsh i cili nuk di asgjë nga gjithë ky diskutim.
Duke referuar disa ekspertë, gazeta shkruan se ndërhyrja e Papës dhe e Trump, mund të çojë gjërat më keq.
Së pari janë ezauruar opsionet ligjore, pasi për çdo hap duhet një vendim. Dhe gjykatat janë shprehur për ndalimin e kujdesit mjekësor për Charlie në momentin kur mjekët kanë deklaruar se nuk ka një kurë për normalizimin e tij. Ky rast po përkufizohet një tragjedi.
“Tragjedia e këtij rasti është se fëmija po vdes dhe nuk mund të bëhet asgjë për ta ndaluar atë dhe kjo për një prind është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në jetë. Ajo çfarë ka nevojë familja është të pranojë këtë gjë dhe mos të luftojë më. Përpjekjet nga Trump dhe Papa ushqejnë refuzimin e tyre për të pranuar se çfarë po ndodh me fëmijën e tyre dhe kjo nuk ndihmon as ata, as fëmijën”, shprehet Robert D. Truog, pediatër në Spitalin Pediatrik të Bostonit dhe drejtor i Qendrës për Bioetikën në Harvard Medical School.
Një pohim që detyron prindërit të shohin në fytyrë vdekjen e fëmijës, ndërkohë që në Britani çështja nga mjekët dhe ekspertët shihet e mbyllur dhe ajo thjesht po shtyn një agani shkatërruese.
Chaarlie Gard lindi më 4 gusht të vitit 2016 dhe ai u diagnostikua me një sindromë nga e cila vuajnë vetëm 16 fëmijë në botë: sindroma e varfërimit të ADN-së mitokondriale enfecalomyopatike.
Kjo sëmundje e rrallë nuk lejon prodhimin e energjisë në qeliza. (Respublica)



T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...





























