Organizohet turneu i futbollit “Meridian Express Tournament”(FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 05 Korrik 2017
Në garën e sportit më të famshëm në Kosovë – futbollit, marrin pjesë shumë ekipe, organizata dhe biznese
“Meridian Express” në bashkëpunim me FC Prishtina Futsal, do ta organizojë turneun e madh të futbollit, në të cilin do të marrin pjesë ekipe të ndryshme, duke përfshirë edhe veteranët, policët, stafin diplomatik të ambasadës amerikane dhe përfaqësuesit e organizatave humanitare.
Turneu “Meridian Express Tournament” do të mbahet nga 4 deri më 14 korrik, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 18:00 deri në 00:00.Në turneun “Meridian Express Tournament” do të jenë disa skuadra garuese në mesin e tyre do të jetë edhe skuadra e fëmijëve. Skuadrat garuese do të jenë: veteranët, skuadrat e fëmijëve, Policia e Kosovës vs Ambasada Amerikane dhe Down Syndrome Kosova.
“Meridian Express në baza ditore ua mundëson gjithë kosovarëve një stil të shëndoshë të jetës, por natyrisht se ne jemi shumë të interesuar që konsumatorët tanë ushqimet më të mira për konsum t’i kombinojnë edhe me aktivitete argëtuese sportive, sikurse futbolli. Prandaj ne, bashkë edhe me gjithë partnerët tanë, vazhdimisht duam të japim shembuj për të gjithë, e sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët i nxisim të jetojnë mirë dhe shëndetshëm në secilën ditë të vitit” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në rrjetin e 35 marketeve të Meridian Express.
Përveç Meridian Express, turneun e kanë përkrahur edhe Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe kompani të tjera kosovare që përfshijnë kompaninë Buka – që është pjesë e Meridian Corporation, Eurogoma , Peyman, Besa Security , Sande Cafe , Stobi Flips Active.
Ndryshe turneu i futbollit “Meridian Express Tournament” organizohet për herë të parë në këtë format, me një pjesëmarrje të madhe të shumë organizatave dhe bizneseve nga sektorë të ndryshëm.


T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...































