Operacioni i sotëm policor: Arrestime për vrasje të vitit 2004 (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 05 Korrik 2017
Dhjetëra policë të EULEX-it kanë rrethuar mëngjesin e sotëm fshatgin Koshevicë të Podujevës. Krejt kjo, për një ngjarje që ka ndodhur para 13 vitesh.
Burime brenda Eulex kanë thënë për Gazetën Express se bastisjet e sotme janë kryer për dy vrasje të dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004.
Sipas të njëjtit burim, në këtë aksion ka edhe persona të arrestuar.

“EULEX ka kryer një aksion për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut dhe tentim vrasjen e dy policëve të tjerë që ka ndodhur në vitin 2004 në fshatin Koshevicë të Komunës së Podujevës”, ka thënë ky burim nga Eulex për Express.
“Ka edhe persona të arrestuar për posedim ilegal të armëve”.
E aksioni për bastisje nisi në këtë fshat, pasi gjithçka nisi aty në vitin 2004.
Ish- ushtari i UCK’së Agron Sylejmani tashmë i ndjerës së bashku me Shkumbin Mehmetin në vitin 2004 kanë vrarë edhe një policë të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut dhe në shkëmbim armë zjarri me policinë është vrarë nga policia me këtë rast është plagosur Shkumbin Mehmeti dhe gjendet në burg i dënuar me 30 (tridhjetë ) vjet, ndërkaq Agron Sylejmani është vrarë.

Ndërkaq edhe Ruzhdi Shaqiri u vra në gusht të vitit 2014.
Sipas prokurorisë së EULEX-it , Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin.
Prokurori i EULEX-it Robert Kucharski i ka dërguar një shkresë zyrtare z.Hajriz Kastratit, babait të Bekim Kastratit të vrarë, me atë cilës shkresë e njofton se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet për këtë rast duke konstatuar se personi i identifikuar si doras, Agron Sylejmani ka vdekur.
Prokurori i EULEX-it në shkresë, i bën një përshkrim të biografisë së Agron Sulejmanit .
Sylejmani ishte nga fshati Kushevicë komuna e Podujevës.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...































