Katër mënyra për t’u larguar plotësisht nga interneti gjatë pushimeve
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 04 July 2017
Kompania McAfee, e njohur për softuerin antivirus, ka bërë një anketim për përdorimin e teknologjisë dhe pajisjeve digjitale gjatë pushimeve verore.
Në këtë anketë morën pjesë 2.003 respondentë të moshës 18 deri 55-vjeç.
Rezultatet zbuluan se 38 për qind e njerëzve në pushim kanë shikuar e-mailat e punës dhe ata personalë, derisa 37 për qind kanë shikuar mediat sociale. Më shumë se 54 për qind e të anketuarve ka dërguar të paktën një e-mail, derisa 27 për qind kanë shikuar e-mailat e tyre gjatë gjithë ditës, transmeton kp.
Edhe pse shumica theksuan se arsyeja kryesore e kësaj është puna, 57 për qind e njerëzve deklaruan se do të dëshironin që plotësisht të përjashtohen nga përdorimi i internetit sikur të mos ishte në pyetje komunikimi me punë.
Madje 69 për qind e të rinjve të moshës 20 dhe 30-vjeç dëshirojnë që plotësisht të mos përdorin internetin, në krahasim me gjysmën e të anketuarve të moshës 40-vjeç, transmeton KosovaPress. Por, në fakt si të arrini të mos përdorni internetin:
1. Planifikoni më herët
Planifikoni “ikjen” më herët, ashtu që të jeni në harmoni me aktivitetet në kalendarët e ekipit tuaj, shefit ose kompanisë. Edhe pse nuk do të mundeni t’iu përshtateni të gjithëve për të shfrytëzuar kohën tuaj kur ju të dëshironi, njerëzit me të cilët punoni sigurisht se do të çmojnë synimet tuaja të mira.
2. Përgatituni para se të shkoni në pushim
Kryeni të gjitha përgatitjet para se të shkoni në pushim. Shikoni nëse jeni përgjigjur në të gjitha e-mailat e rëndësishëm, nëse jeni përgjigjur në pyetjet e kolegëve dhe keni përmbushur planet tuaja që plotësisht të “jeni përjashtuar” gjatë pushimit. Vendosni përgjigjen automatike për e-mail gjatë pushimit, në mënyrë që kolegët, partnerët, apo klientët të jenë në dijeni se nuk do të mundeni që të përgjigjeni shpejt si zakonisht.
3. Vendosni kufij
Nëse puna juaj kërkon aktivitete shtesë online, vendosni kufijtë të cilët do t’ju mundësojnë që të relaksohuni sa më shumë që të jetë e mundur. Vendosni nëse do të shikoni dhe të përgjigjeni në e-maila dhe sa shpesh do ta bëni këtë gjatë ditës, ose të abstenoni në tërësi. Nëse do të mund të lini të gjitha pajisjet në shtëpi, të cilat nuk ju nevojiten në plazh, atëherë jeni në rrugë të mirë.
4. Argëtohuni me sfida pa telefon të mençur.
Pushimi nga të gjitha mjetet digjitale mund të shkaktojë ndjenjën e ankthit dhe të përjashtimit. Për të mbajtur “detoksimin tuaj digjital”, kërkoni ndihmën e njerëzve, të cilët udhëtojnë me ju. Luteni partnerin, fëmijët ose miqtë që t’ju kontrollojnë. Argëtohuni me sfida pa telefon të mençur.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...