Lajme

Vullkani mbi Ohër mund të rizgjohet nga tërmetet e shumta (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 04 July 2017

Toka vazhdon të lëkundet në Maqedoni.

Më se 10 lëkundje janë regjistruar që prej mesditës së djeshme, kur një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter dhe epiqendër pranë Ohrit, shkaktoi dëme të shumta materiale.
Pranë fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit, janë shfaqur edhe shenjat e para të asaj që nga media maqedonase cilësohet si ri-zgjimi i vullkanit Duvallo, shkruan Tch.

Ndërkaq, lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri.

-Advertisement-

Në këtë video shihet se si nga ky vullkan prej se janë aktivizuar tërmetet ka nisur të dalë tym.

Qendra Informative në Ohër u ka thënë qytetarëve të prekur që të qëndrojnë në tenda, në qoftë se shtëpitë e tyre kanë dëme të mëdha dhe frikësohen që të kalojnë natën në banesat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera