Lajme

Mbreti i Arabisë Saudite anulon pjesëmarrjen në samitin G20

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 03 July 2017

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert,ka thënë se Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, nuk do të marrë pjesë në samitin G20 në Hamburg.

Ky samit do të mbahet në datat 6-7 korrik.

Zëdhënësi, Steffen Seibert, ka thënë se qeveria saudite e ka njoftuar Berlinin se mbreti 81 vjeçar, nuk do të marrë pjesë në këtë samit.
Seibert nuk ka përmendur ndonjë arsye për anulimin e pjesëmarrjes.

-Advertisement-

Burime diplomatike nga Arabia Saudite i kanë thënë dpa-së, se anulimi është i lidhur me konfliktin e Arabisë Sudite me Katarin, shkruan REL.
Në qershor Arabia Saudite dhe vendet fqinje, Bahrenini, Emiratet e Bashkuara dhe Egjipti i kanë prishur marrëdhëniet me Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit.
Këto vende po kërkojnë që Katari t’i jap fund mbështetjes së Vllazërisë Myslimane, të ndalojë transmetimin e Al-Jazeera, të zvogëlojë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të mbyllë një bazë ushtarake turke në Katar.
Ministri i financave i Arabisë Saudite, Mohammed al-Jadaan, do të jetë pjesë e samitit në vend të Mbretit Salman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera