Lajme

Humb jetën një i ri në plazhin e Strugës

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 03 July 2017

Sipas burimeve jozyrtare, paraditen e sotme një i ri nga Tetova ka humbur jetën në Liqenin e Ohrit, paraprakisht në një hotel të qytetit të Strugës.

Sipas pushuesve dhe dëshmitarëve okular në që ndodheshin në plazh në ato momente, ekipet e shpëtimit kanë reaguar shumë me vonesë dhe policia është lajmëruar vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja, shkruan Alsat M.

Sipas ligjeve pozitive çdo plazh duhet të ketë të siguruar ekipe shpëtimi të cilat gjatë sezonit duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të shpëtuar pushuesit nëse u rrezikohet jeta.

-Advertisement-

Por deri më tani, edhe pas shumë rasteve tragjike, asnjë nuk është sanksionuar për humbjen e jetës së pushuesve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera