Ekonomi

Kosova po rrezikon miliona euro nga Bashkimi Evropian

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 03 July 2017

Kosova po rrezikon miliona euro nga Bashkimi Evropian, nëse nuk miraton së shpejti Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Këtë e ka paralajmëruar vetë përfaqësuesja e BE, Nataliya Apostolova, derisa ka hapur punimet e shkollës verore të BE-së me fokus në çështjet e BE-së, zbatimin e MSA-së dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.

“Be është duke investuar në shumë fusha për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejtë BE-së,” është shprehur Apostolova.

-Advertisement-

Duke folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ajo është shprehur se reforma në administratën publike dhe në veçanti depolitizimi i saj, janë ndër sfidat kryesore, shkruan arbresh.info.

“MSA krijon vende pune, lufton korrupsionin dhe fuqizon sundimin e ligjit.”

Sipas saj, implemntimi i MSA përfshinë shumë fusha si poltikanët, biznesmenët e studentët. “Evropianizimi I shoqërisë së Kosovës, politikës dhe ekonomisë është ajo që i duhet vendit.”

Agjenda evropiane sipas Apostolovës, nuk është vetëm për qeverinë, por shoërinë në përgjithësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera