Sport

⚽ Ka kushtuar 55 milion euro, njihuni me stadiumin modern ku do të luajë Tirana (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 29 June 2017
Kapaciteti i tij shkon në 24 mijë vende, ndërsa ndërtimi i tij ka kushtuar 55 milionë euro. Skuadra, e cila drejtohet aktualisht prej Zhordi Krujf, është klubi më i madh në vend, ndërsa është krijuar në vitin 1906.
Makabi Tel Aviv do ta presë Tiranën sot, në orën 20:00 (me orën tonë) në “Netanja Stadium”. Izraelitët luajnë në këtë impiant, pranë qytetit të Tel Avivit, pasi stadiumi i tyre i është nënshkruar një rikonstruksioni.

Kapaciteti i tij shkon në 24 mijë vende, ndërsa ndërtimi i tij ka kushtuar 55 milionë euro. Skuadra, e cila drejtohet aktualisht prej Zhordi Krujf, është klubi më i madh në vend, ndërsa është krijuar në vitin 1906.

Ata kanë fituar 22 tituj kampion, 23 Kupa dhe dy Liga Kampionesh të Azisë në periudhën kur i përkiste konfederatës aziatike, para se t’i bashkohej UEFA-s.

Nuk kanë rënë kurrë nga kategoria dhe në historinë e tyre nuk kanë luajtur asnjëherë kundër skuadrave shqiptare, ndërsa Tirana është ndeshur në 1995-1996 me Hapeol Ber Sheva (0-1 dhe 0-2).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera