Lifestyle

E kanë konstatuar të gjitha blogistet e modës: Këto janë pantallona të përsosura verore (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 28 Qershor 2017

Ideale për temperatura të larta, por edhe për t’u kënaqur afër bregdetit!

Deri tani me siguri disa herë ju kanë djersitur shumë xhinset dhe pantallonat e ngushta, para se ta kuptoni që është koha e fundit që t’i zëvendësoni me pantallona të shkurtra, ose të gjera.

Derisa pantallonat e shkurtër, fundet dhe fustanet e shkurtra lehtësojnë “mbijetesën” në vapën e padurueshme, nuk përshtaten bash në të gjitha rastet, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Nëse nuk dëshironi t’i zbuloni këmbët, apo të kërkoni diçka më të lehtë që do të mund të vishnit në punë, blogistet e njohura kanë superzgjidhje për ju.

Këtë verë mu të gjitha zgjedhin pantallona valëvitëse me vija nga materialet natyrale dhe të lehta siç janë liri, pambuku dhe sateni.

Nëpër këmbët e pantallonave të gjera ajri lirisht rrymon, andaj temperaturat e larta megjithatë janë paksa më të përballueshme, ndërkaq vijat edhe ashtu gjithmonë kanë qenë trendi më i popullarizuar i verës.

Më e mira nga të gjitha është që nuk duhet shumë të mendoni se si t’i kombinoni këto pantallona, sepse edhe me fanellën apo këmishën më të zakonshme përshtaten mjaft mirë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy