Kryeziu përjashton mundësinë e manipulimit të fletëvotimeve
Autori: Gazeta inFokus
12:52 | 27 Qershor 2017
Ismet Kryeziu nga rrjeti i OJQ-ve “Demokracia e në Veprim” i është përgjigjur ish-deputetit të LDK-së, Muhamet Mustafës, rreth mundësisë për manipulime me vota.
Ai ka prezantuar të dhënat e deri tanishme sipas të cilave përjashtohet mundësia e manipulimit ose dëmtimit kriminal të fletëvotimeve, duke i bërë ato të pavlefshme për të ndikuar rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, transmeton infokusi.com
Postimin e plotë të Kryeziut bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
Përgjigje për ish deputetin e LDK-së Z. Mustafa,
Të dhënat edhe faktet e deritanishme e përjashtojnë mundësinë e manipulimit ose dëmtimit kriminal të fletëvotimeve, duke i bërë ato të pavlefshme për të ndikuar rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.
I nderuari profesor Mustafa
Fillimisht më lejoni të ju falënderoj për letrën tuaj dhe vlerësimin që keni për Demokracinë në Veprim (DnV). Siç mund të jeni informuar, ne kemi pasur të angazhuar mbi 2,500 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë asaj dite kemi mbajtur tri konferenca për media për të raportuar mbi parregullsitë e evidentuara. Për ditën e zgjedhjeve kemi dorëzuar ankesa në PZAP dhe kemi njoftuar prokurorinë e shtetit për rastet të cilat kemi konsideruar se përmbajnë elemente të veprave penale. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, vetëm nga ankesat e DnV-së, PZAP ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në vlerë prej mbi 150 mijë Euro.
Sa i përket çështjeve të ngritura nga ju, në deklaratën tonë preliminare të lëshuar brenda 48 orëve pas mbylljes së procesit të votimit dhe numërimit, kemi thënë vlerësimet e para sa i përket këtyre zgjedhjeve (nëse nuk keni pasur rast të lexoni raportin, atë mund ta shkarkoni këtu: goo.gl/6bef6r). Ndër të tjera, kemi ngritur shqetësim për numrin e lartë dhe trendin në rritje të fletëvotimeve të pavlefshme. Po ashtu, kemi vënë në pah edhe përgatitjen jo të duhur të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve.
Në ndërkohë, kemi pasur edhe shumë deklarime tjera për media ku kemi kërkuar nga KQZ të bëjë auditimin e fletëvotimeve të pavlefshme dhe kemi shpjeguar mundësit sesi ka mundur të vije deri tek ky fenomen.
– Nga një auditim fillestar që KQZ-ja ju ka bërë disa prej fletëvotimeve të pavlefshme, të gjeturat kryesore kanë qenë se janë shënjuar kandidatët por nuk është shënjuar subjekti politik, në 48,26% të rasteve.
– Është shënjuar më shumë se një subjekt politik ose shprehur përqindje është 39,58%.
– Fletëvotime të cilat kanë qenë të pavulosura, ose shprehur në përqindje kanë arritur deri ne 0.19% të fletëvotimeve.
– Pjesa tjetër e fletëvotimeve të pavlefshme në përqindje prej 11.97% janë bërë me qëllim nga votuesit, duke i futur fletëvotimet e zbrazëta në kutitë e votimit apo duke i dëmtuar ato përmes vizatimeve të ndryshme në shenjë pakënaqësie me alternativat politike.
Disa nga arsyet për fletëvotimet e pavlefshme;
– Ne konsiderojmë se deri tek ky numër i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme ka ardhur si pasojë e edukimit dhe informimit të dobët të votuesve, për të mos thënë nuk ka pasur fare nga ana e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin dhe organizimin e zgjedhjeve, në këtë rast KQZ-së
– Një faktor tjetër po ashtu i rëndësishëm është se partitë politike fare nuk janë marrë me edukimin e votuesve por përkundrazi kanë prodhuar efekt tjetër negativ fushatat tejet agresive të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët ju kanë ofruar numrat e tyre qytetarëve se për kë duhet votuar, pa ju përmendur fillimisht që duhet shënjuar subjektin politik.
– Veçmas mungesës së edukimit të votuesve një numër i fletëvotimeve të pavlefshme me përqindje më të ulët kanë ardhur si pasojë e trajnimit joadekuat të komisionerëve, e që nuk mund të mohojmë ose të garantojmë se nuk kanë mundur dhe qëllimshëm nuk janë vulosur fletëvotimet nga komisionerët.
– Fletëvotimet prekin secilën qendër votimi dhe kanë trend të përfshirjes horizontale, nuk janë të koncentruara në një komunë, apo qendër votimi.
Ne besojmë se nga të gjeturat tona dhe nga qasja analitike se nuk ka pasur një tentim për prishjen e votave të vlefshme në mënyrë sistematike dhe të organizuar, psh. sidomos në rastet për fletëvotimet e votuara më shumë se sa një parti, ngritën dyshimet se në këto raste më së lehti do të mundej tu ju shtohej dhe një tik nga ana e komisionerëve për ta prishur fletëvotimin. Sepse argumentet tjera e hedhin poshtë teorinë dhe brengat për manipulim të qëllimshëm përmes prishjeve të fletëvotimeve në dëm të një subjekti apo kandidati. Psh numri i fletëvotime të votuara vetëm për kandidatë, po të ekzistonte një strukturë e organizuar dhe në mënyrë sistematike për të manipuluar rezultatin në këtë rast do të mundë ti bënte të vlefshme këto fletëvotime për një subjekt politik, duke i shtuar vetëm me një tik,. Edhe po ashtu dhe ky veprim do të ndihmonte që rezultati i zgjedhjeve dhe renditja e partive do të ndikohej për 3,33%.
Prandaj këto të dhëna edhe fakte e përjashtojnë mundësitë e manipulimit ose dëmtimit kriminal të fletëvotimeve, për të ndikuar rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.
Meqenëse procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, ne jemi duke përcjellë punën e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), dhe deri më tani vëzhguesit tanë nuk kanë vërejtur ndonjë manipulim të votave të kandidatëve në QNR. Po ashtu, jemi në procesim të të gjithë formularëve të vëzhgimit të cilat i kemi mbledhur nga vëzhguesit tanë. Kjo do të na jep një pasqyrë ende edhe më të qartë për natyrën e fletëvotimeve të pavlefshme dhe procesin në tërësi. Të gjitha këto do ti përmbledhim në një raport përfundimtar.
Për sqarimin tuaj dhe publikut, Demokracia në Veprim por edhe organizatat e tjera vëzhguese, nuk kanë mandat të bëjnë auditim të fletëvotimeve të pavlefshme e as të ndërhyjnë në çfarëdo forme në proces. Kjo është përgjegjësi dhe në mandatin e institucioneve shtetërore të thirrura për organizimin e zgjedhjeve. Auditimi i tërësishëm nga KQZ nuk ka ndodhur ende, prandaj jemi të kufizuar të bëjmë një vlerësim përfundimtar që tani. Ne jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë proces nëse KQZ na ofron qasje të shtuar./INFOKUSI

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...



































