Lajme

Valdete Daka: Sot përfundon numërimi i votave me kusht

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 27 Qershor 2017

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se sot gjatë ditës do të përfundoj numërimi i votave me kusht.

Sipas saj, deri më tani ka përfunduar procesi i numërimit në 17 komuna të Kosovës.

Daka ka bërë me dije se janë rreth 25 mijë vota me kusht të cilat i janë nënshtruar procesit të numërimit.

-Advertisement-

Duke folur për shpalljen e rezultateve përfundimtare, ajo ka thënë se shpejt do të ndodhë një proces i tillë.

“Rezultatet përfundimtare sigurisht qe do të kryhen shpejt, brenda dy tri ditë.”, ka thënë Daka.

Ndërsa, sa i përket certifikimit të rezultatit zgjedhor, e para e këtij institucioni ka thënë se nëse nuk ka ankesa, atëherë do t’i bëjnë menjëherë.

“Nëse ka duhet me prit PZAP-in me i përfundu punët e veta”, ka shtuar ajo.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë mbajtur më 11 qershor. Partitë kanë kritikuar KQZ-në për vonesën në certifikimin e rezultateve.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy