Lajme

Dyshimet/ Aktivisti i LSI-së Shëngjin u qëllua nga nipi i ish-deputetit Arben Ndoka

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 25 June 2017

Dalin detaje të reja nga incidenti në shëngjinm ku u plagos një person, aktivist i LSI. Sipas Abc News dyshohet se është qëlluar nga nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Nuk dihet çfarë ka shkaktuar sherrin mes përfaqësuesve të PS dhe të LSI. Incidenti ndodhi mesditën e sotme në qendrën e votimit të Shëngjinit.

Dëshmitarët në vednngjajrje kanë pohuar se persona të armatosur zbritën nga makinat dhe qëlluan ndaj anëtarëve të LSI që qendronin përpara qendrës së votimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera