Lajme

Dimitrov: Bullgaria do ta pranojë gjuhën maqedonase

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 24 June 2017

Bullgaria do ta pranojë gjuhën maqedonase, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas qëndrimit dy ditore në Bullgari këtë javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Ai ka thënë se marrëveshja për fqinjësi të mirë është vendosur mbi Deklaratën e nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes në vitin 1999, e cila ka të bëjë me gjuhën maqedonase.

Marrëveshja e re sipas tij, do të thotë përparim i dokumentit. Dimitrovi është optimist se do të gjejë zgjidhje për pakicat në të dy vendet.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se me kryeministrin bullgar Bojko Borisov do të nënshkruajnë marrëveshje për fiqnjësi të mirë në gusht, kur pritet që Borisov të vijë në Maqedoni për festën e “Ilindenit”./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera