Lajme

Sekuestrohet sasi e madhe droge në veri

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 22 Qershor 2017

Një sasi prej rreth 4 mijë rrënjë të bimës marihuanë të mbjellura në një parcelë në fshatin Llozhishte të komunës së Zveçanit, janë sekuestruar të mërkurën nga Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve aksioni i Policisë ka ardhur pas vëzhgimit të situatës për rreth një muaj nga ana e Policisë e cila kishte instaluar kamera në atë lokacion.

“Pamjet kanë mundësuar identifikimin e kultivuesve të kësaj droge, ndërsa Policia është në kërkim të tyre”, kanë thënë burimet, duke shtuar se bimët janë shkatërruar plotësisht.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy